Shtohet presioni ndaj Rusisë, G7: Nëse nuk ka armëpushim me Ukrainën, sanksione të mëtejshme!

22 Maj 2025, 23:24Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

G7 do të “shtojë presionin” nëse Rusia refuzon armëpushimin.

Kjo është ajo që lexojmë në deklaratën e takimit Ministror të Financave dhe Bankave Qendrore të G7 që po zhvillohet në Kanada, i cili dënon “luftën brutale të vazhdueshme” të Moskës kundër Ukrainës.

“Nëse nuk arrihet asnjë marrëveshje për armëpushim, ne do të vazhdojmë të shqyrtojmë të gjitha opsionet e mundshme, duke përfshirë ato për të maksimizuar presionin, siç është shtrëngimi i mëtejshëm i sanksioneve”, thuhet në deklaratë.

Komunikata bëri thirrje për një analizë të përqendrimit të tregut dhe qëndrueshmërisë së zinxhirit ndërkombëtar të furnizimit.

“Ne biem dakord për rëndësinë e një fushe loje të barabartë dhe për të ndërmarrë një qasje të koordinuar gjerësisht për të adresuar dëmin e shkaktuar nga ata që nuk i përmbahen të njëjtave rregulla dhe u mungon transparenca”, përfundon deklarata.


Video