Kryeministri grek me tone të forta: Ajo që po ndodh në Gaza është e pajustifikuar dhe e papranueshme

22 May 2025, 18:04Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kryeministri grek me tone të forta: Ajo që po ndodh në Gaza

"Kjo që po ndodh" në Gaza është "e pajustifikuar dhe e papranueshme. Izraeli duhet t'i ndërpresë menjëherë këto operacione".

Kështu deklaroi kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis në një intervistë për televizionin grek Skai.

"Greqia mban një aleancë strategjike me Izraelin dhe ne duhet t'u themi të vërtetën aleatëve tanë", vijoi më tej kryeministri grek.

"Gjithashtu i thashë Netanyahut privatisht se sulmi i tmerrshëm më 7 tetor nuk mund të justifikojë operacionet me kosto humanitare joproporcionale", shtoi Mitsotakis.

Deklarata e fortë por edhe e papritur e kryeministrit grek, vend që mban presidencën e Këshillit të Sigurisë në OKB për muajin maj, ka shaktuar jo pak reagime në vendin fqinj.


Video