Journalist Artan Hoxha published a few days ago the decision that the European Court of Justice has overturned the use as evidence in criminal court proceedings of conversations obtained illegally from encrypted networks Encrochat and SkyECC.
Hoxha wrote that on October 19, 2022, the Berlin court in Germany addressed the European Court of Justice to clarify how it should act with the conversations of the Encrochat and SkyeCC encrypted networks.
The well-known lawyer, Eduard Halimi, has argued that in this decision, in no line has he said that ' Sky EncroChat ' conversations cannot be used in criminal proceedings in member countries ( even less so in Albania, which is not a member country of B E ). .
The reaction of Eduard Halimi :
There is an unwarranted excitement in Albania regarding the hypothesis spread in the local media that "EncroChat interceptions" will not be used as evidence in criminal proceedings in Albania after the ECJ, European Court of Justice, decision is issued on April 30, 2024.
I am saying from the beginning that the European Court of Justice, which has jurisdiction only in EU member states, in no line of its decision has said that 'Sky EncroChat' conversations cannot be used in criminal proceedings in member states (even less so in Albania as we are not a member of the EU).
Through a preliminary decision, it (ECJ), in the Interpretation of Directive 2014/41 of the EU, has clarified the conditions for the use of these evidences as I will explain further in the legal analysis.
Therefore, I judge that this excitement is unjustified.
This excitement is normally felt by those who have used this communication, who are part of SPAK's investigations or by senior Albanian officials, which, as reported by the media, are many in number.
The Albanian official who won the 400,000 euro watch according to the Belgian media in the "Black Eagle" mega process may have felt excited.
But before I explain why this excitement is unjustified in the eyes of the legal analysis of this ECJ decision, let us explain to the reader a brief introduction to this fantastic legal history in the world.
THE BACKGROUND OF AN ICONIC APP LIKE 'SKY ENCROCHAT'
Undoubtedly, the interception of communications and the seizure of means of communication (phones) is the key to searching and obtaining evidence for every prosecutor in the world and has become "trendy". Their seizure in recent years in the world has justified this theory.
Nga New York e deri në Rumani e Rusi, prokurorët janë të bindur se sekuestrimi i celularëve të personave të dyshuar (kryetarëve të bashkive, zyrtarëve dhe organizatave kriminale) ka qenë çelësi i zgjidhjes së enigmave të hetimit.
Është naive t’i besosh celularit apo ndonjë aplikacioni se është i padëgjueshëm, nga dita kur janë përgjuar kryetarë shtetesh nga vendet më të largëta e deri tek ato afër nesh si Gjermani, Itali, France, Greqi etj..
Numri i celularëve të sekuestruar në Shqipëri në 2 vitet e fundit është aq i madh sa as mund të krahasohet me numrin e celulareve të sekuestruar në 20 vjet në Shqipëri, ku prokurorët thuhet se kanë gjetur çelësin për të ngritur akuza, falë kjo edhe naivitetit, por edhe arrogancës së zyrtarëve se ne i kemi të gjithë nën kontroll.
E ndërsa organet ligjvënëse në botë mbyllën betejën ligjore me BBM në vitin 2015 (Black Berry Messenger që pretendonte biseda të encryptuara, të papërgjueshme) dhe vijuan në luftën ndaj krimit të organizuar dhe terrorizmit, krimi dukej që ishte një hap para.
Në fund të vitit 2015 një bande holandeze e krimit te organizuar sipas mediave holandeze, financoi krijuesit e ‘EncroChat’.
1. Encrochat, përdorte një kompani guaskë (Shell Company) në Panama dhe një llogari bankare ndërkombëtare për të transferuar fonde.
2. Identiteti i themeluesit dhe pronarët e ‘EncroChat’ nuk dihen ende por ata duhet të jenë të lumtur në pranverën e vitit 2016 kur lançuan për here te pare telefonat dhe arritën deri mbi 60.000 abonentë në gjithë botën me një shërbim të paguar shtrenjtë.
Jean-Francois Eap, CEO i ‘Sky ECC’, është akuzuar ndërkohë për konspiracion dhe shantazh për shpërndarjen e kokainës, heroinës dhe metatikës, krime që mbartin një dënim të përjetshëm në Shtetet e Bashkuara.
Ai pretendon se nuk ka lidhje me kriminelët por një raport i Xhandarmerisë Kombëtare Franceze thotë se 90% e përdoruesve ishin kriminele dhe se Agjencia Kombëtare Britanike (NCA) thotë se ende nuk ka gjetur prova që këta telefona të jenë përdorur nga jokriminelë.
Dhe për t’u rikthyer pak në Shqipëri, çfarë do ti duhej një qytetari aq më shume zyrtari, një telefon i encryptuar dhe aq i shtrenjtë nëse nuk do e përdorte për një veprimtari kriminale? E vështire të bindësh një prokuror apo gjyqtar për të kundërtën e kësaj, gjithsesi.
Por dogma se krimi është një hap para, duket se nuk funksionoi plotësisht. Fundjava e parë e shtatorit 2018 ka qenë një dite e bukur për organet ligjzbatuese, teksa një skuadër hetimi e përbashkët (joint investigation team) me ekspertë nga Holanda dhe Franca, krijuan një software Trojan dhe i kërkuan një autorizim gjyqësor Gjykatës Penale të Lille.
Ky software u ngarkua në server atje dhe u instalua në ato telefona celularë përmes një përditësimi të IMITUAR.
Policia franceze arriti të siguronte të dhëna fantastike nga server i EncroChat të cilën me të drejtë e quajnë “thesar” të komunikimeve të krimit.
Nga një total prej 66’134 përdoruesish të regjistruar, u prekën 32’477 përdorues në 122 vende, përfshirë rreth 4’600 përdorues në Gjermani.
Komunikimet përfshijnë trafikun më të madh të dograve në botë, vrasje dhe korrupsion, lidhje të krimit me politikën, të cilat edhe në vendin tonë të vogël po ekzaminohen çdo ditë edhe pse me ngadalësi.
Por qershori i 2020 do ishte fatal për përdoruesit anembanë botes kur morën njoftimin nga kompania pronare e ‘Sky Encrochat’ se policia ishte infiltruar.
Mbyllja e telefonave, zhdukja e tyre nuk kishte me vlere dhe prej asaj dite më shume se 6.500 të arrestuarit në mbarë botën dhe ata që ende nuk janë arrestuar nuk e bënë më kurrë gjumin e qetë.
Ata angazhuan avokatë të mirëpaguar dhe profesionistë për të zhbëre sa të mundin operacionin më të madh të këtij shekulli nga viti 2000 kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit.
Në Shqipëri vjeshta e vitit 2020 po ashtu ishte dramatike për përdoruesit e tyre.
Ka një ngathtësi ende në zbulimin dhe identifikimin e lidhjeve të krimit me politikën në Shqipëri dhe zhurma e avokatëve të të arrestuarve se po u zbardhen të gjitha do dalë ky dhe ai, ka bërë të vetën në këtë frenim aspak ligjor dhe aspak te mirëpritur për qytetarët dhe drejtësinë. Por pak dite më parë ata u ngazëllyen nga vendimi i ECJ.
Po a është i justifikueshëm ky ngazëllim?
5 PYETJE DHE 5 PËRGJIGJE LIDHUR ME PROCESIN PARA GJED-SË (ECJ)
Vendimi i ECJ është një vendim paraprak që ka lidhje me interpretimin e Direktivës 2014/41, lidhur me Urdhrin Evropian të Hetimit (EIO) në çështjet penale me kërkesë të Gjykatës Rajonale e Berlinit e cila ngriti dyshime mbi ligjshmërinë e Urdhrave Evropian të Hetimit, duke shtruar 5 pyetje.
GJED ka juridiksion vetëm për vendet anëtare te BE dhe ne ende nuk jemi, por meqenëse u hap ky diskutim dhe me gjasa vendimet e saj mund te shfrytëzohen nga te akuzuarit këtu për të shkuar ne GJEDNJ (Strasburg) le të shohim me radhë nëse janë ose jo relevante për Shqipërinë.
PËR PYETJET E NGRITURA, GJED ARSYETOI DHE U PËRGJIGJ SI MË POSHTË:
Për pyetjen nr. 1 – “A është e nevojshme përfshirja e një gjyqtari për lëshimin e një EIO kur provat janë tashmë në Shtetin ekzekutues, veçanërisht nëse ligji vendas në shtetin lëshues kërkon autorizim gjyqësor për mbledhjen e provave të ngjashme?”
Gjykata nënvizoi interpretimin e Nenit 1(1) dhe Nenit 2(c) të Direktivës 2014/41, të cilat kërkojnë lëshimin ose miratimin e EIO nga një “autoritet gjyqësor”. Ndërsa direktiva nuk e përcakton këtë term në mënyrë të shprehur, ai është shpjeguar përmes një reference te Neni 2(c), ku një prokuror njihet si “autoritet lëshues” nëse është kompetent në rastin përkatës, dhe nëse përfshihet një gjykatës apo jo varet nga ligji i brendshëm i shtetit lëshues.
Nëse, në një situatë tërësisht kombëtare, marrja fillestare e provave kërkon autorizim gjyqësor për shkak të ndikimit të tyre në të drejtat themelore, një prokuror nuk mund të konsiderohet si një autoritet lëshues kompetent sipas direktivës.
Gjithashtu, Gjykata shqyrtoi legjislacionin gjerman, ku Paragrafi 100e(6)(1) i Kodi i Procedurës Penale(Strafprozessordnung) lejon transmetimin e provave midis autoriteteve hetimore pa miratim gjyqësor.
Nëse ky skenar përputhet me kërkesat e direktivës mbetet për t’u vendosur nga gjykata referuese(Gjykata e Berlinit).
Konkluzion: Gjykata u shpreh se ndërsa lëshimi i EIO-së zakonisht përfshin autoritet gjyqësor, nëse ligji i brendshëm i shtetit lëshues lejon transmetimin e provave nga një prokuror pa miratim gjyqësor, një EIO e tillë nuk nevojitet të lëshohet nga një gjykatës. Ky konkluzion nuk implikon aspak hetimet në Shqipëri dhe nuk është relevant, ndaj nuk ka vend për ndonjë ngazëllim të sforcuar.
Për pyetjen nr. 2 – “Mundet të lëshohet një EIO për transmetimin e të dhënave të marra përmes masave të përgjimit, pa prova konkrete të veprimeve serioze kriminale, dhe ku padhunueshmëria e të dhënave nuk mund të verifikohet, përputhet me Nenin 6(1)(a) të Direktivës 2014/41?”
Në lidhje me pyetjen nr. 2, Gjykata interpretoi Nenin 6(1) të Direktivës 2014/41 në kontekstin e lëshimit të EIO për transmetimin e provave që tashmë janë në posedim të autoriteteve të shtetit ekzekutues, veçanërisht të dhënat e marra përmes masave të përgjimit. Për t’ju përgjigjur pyetjes së dytë, Gjykata u fut në detajet e kushteve substanciale për lëshimin e EIO-ve, duke u fokusuar në nevojën, proporcionitetin dhe integritetin e të dhënave të marra. Gjykata shpjegoi se Direktiva 2014/41 nuk kërkon vërtetim konkret të shkeljeve të rënda kundrejt çdo individ në momentin e lëshimit të një EIO-je, as nuk përjashton automatikisht lëshimin e EIO-së kur nuk mund të verifikohet padhunueshmëria e të dhënave, nëse e drejta për një gjykim të drejtë garantohet në procedurat e mëtejshme.
Konkluzion: Gjykata konfirmoi se lëshimi i EIO-së për transmetimin e të dhënave të përgjuara nuk është i ndaluar sipas Nenit 6(1)(a) të Direktivës 2014/41, edhe në mungesë të provave për veprime të rëndë kriminale për sa kohë do të garantohet e drejta për një gjykim të drejtë në procedurat e mëtejshme. Edhe kjo përgjigje sërish nuk krijon probleme për hetimet në Shqipëri, megjithatë ajo që duhet thënë është se nuk mund të akuzohet dhe dënohet një person vetëm se ka përdorur një pajisje të tillë dhe as nëse verifikohet se ai ka shkruar ose jo mesazhe me një tekst të caktuar. Është e domosdoshme që për provueshmërinë e akuzës duhet të ekzistojnë provat që lidhin përmbajtjen me realitetin.
Për pyetjen nr. 3 – “A është një EIO në përputhje me Nenin 6(1)(b) të Direktivës 2014/ 41, kur për transmetimin e të dhënave të telekomunikacioneve, janë marrë përmes masave të përgjimit të ndaluara nën ligjin e shtetit lëshues?”
Për pyetjen e tretë, gjykata shqyrton nëse lëshimi i EIO është subjekt i kushtet të njëjta substanciale si ato në ligjin e brendshëm të shtetit lëshues lidhur me mbledhjen e provave. Gjykata nënvizon se ligjshmëria e këtyre EIOve përputhet me të njëjtat kushte që aplikohen në rastet e ngjashme kombëtare. Megjithatë, Gjykata thekson se lëshimi i EIO-së nuk është i varur nga ligjet e shtetit ekzekutues që rregullojnë mbledhjen e provave, pavarësisht nëse provat janë mbledhur në territorin e tij dhe në interesin e tij. Në përgjithësi, interpretimi shpreh parimin e njohjes reciproke dhe besimit midis shteteve anëtare të BE-së në bashkëpunimin gjyqësor, siç është e parashikuar në Direktivën 2014/41.
Konkluzion: Ligjshmëria e EIO, për transmetimin e provave, duhet të përputhet me të njëjtat kushte që aplikohen në rastet e ngjashme kombëtare. Për Shqipërinë duke qenë se nuk jemi pjesë e BE dhe nuk aplikojmë Direktivën më sipër, komunikimi bazohet në Marrëveshjet për bashkëpunimin gjyqësor mes vendeve respektive, gjë e cila është relevante për Francën, Belgjikën apo Gjermaninë.
Për pyetjet nr. 4(a) dhe nr. 4(b) – “A paraqet një masë që përfshin infiltrimin e pajisjeve terminale për qëllim të mbledhjes së të dhënave të trafikut, vendndodhjes dhe komunikimit të një shërbimi të komunikimit në internet në kuptimin e Nenit 31 të Direktivës 2014/41? dhe Cili është autoriteti kompetent që duhet të adresohet njoftimi nën Nenin 31(1) i Direktivës 2014/41?”
Pyetjet 4(a) dhe 4(b), shqyrtojnë nëse një masë që përfshin infiltrimin e pajisjeve terminale për të mbledhur të dhëna të komunikimit të internetit përfshihet si “përgjim (interceptim) i telekomunikacionit” parashikuar në Nenin 31 të Direktivës 2014/41. Gjykata qartësoi se një infiltrim i tillë, që synon të mbledhë të dhëna për komunikim, trafik dhe vendndodhje, bie nën parashikimin e “përgjimit të telekomunikacionit” siç është përcaktuar në direktivë. Kjo do të thotë që duhet të njoftohet autoriteti përkatës i Shtetit Anëtar ku është vendosur objekti i përgjimit. Përveç kësaj, Pyetja 4(a) kërkon sqarime në lidhje me autoritetin kompetent për pranimin e këtyre njoftimeve. Gjykata shpjegon se, megjithëse direktiva nuk specifikon nëse autoriteti duhet të jetë administrativ ose gjyqësor, çdo Shtet Anëtar është përgjegjës për përcaktimin e autoritetit të përshtatshëm. Nëse Shteti Anëtar përgjues nuk mund të identifikojë autoritetin kompetent të Shtetit Anëtar të njoftuar, njoftimi mund t’i dorëzohet çdo autoriteti që Shteti Anëtar përgjues e konsideron të përshtatshëm.
Konkluzion: Gjykata konkludoi se infiltrimi i pajisjeve terminale për të mbledhur të dhëna të komunikimit të internetit përfshihet si “përgjim (interceptim) i telekomunikacionit” parashikuar në Nenin 31 të Direktivës 2014/41. Nëse Shteti Anëtar përgjues është i pasigurt për autoritetin kompetent të Shtetit Anëtar të njoftuar, ai mund të dorëzojë njoftimin çdo autoriteti që e konsideron të përshtatshëm. Kjo siguron përputhjen me direktivën dhe lehtëson komunikimin efektiv mes Shteteve Anëtare në çështjet e përgjimit.
Për pyetjen nr. 4(c) – “A shtrihet mbrojtja e ofruar nga Neni 31 i Direktivës 2014/41 për përdoruesit individualë të telekomunikacionit deri te përdorimi i të dhënave për ndjekjen penale në Shtetin e njoftuar, dhe në qoftë se po, a është kjo mbrojtje e vlerësuar në mënyrë të barabartë si mbrojtja e sovranitetit të Shtetit të njoftuar?”
Pyetja 4(c) kërkon të sqarojë nëse Neni 31 i Direktivës 2014/41 synon të mbrojë të drejtat e individëve të prekur nga masat e përgjimit të telekomunikacionit dhe nëse kjo mbrojtje shtrihet në përdorimin e të dhënave të mbledhura në ndjekje penale të nisura në Shtetin Anëtar të njoftuar. Gjykata shpjegon se Neni 31, i cili parashikon përgjimet që nuk kërkojnë ndihmë teknike nga Shteti Anëtar ku ndodh përgjimi, nuk bie nën rrezen e urdhrave evropianë të hetimit. Në vend të kësaj, ai fuqizon autoritetin kompetent të Shtetit Anëtar të njoftuar për të ndërhyrë nëse përgjimi nuk do të autorizohej brenda vendit. Gjithashtu, Neni 31 synon të garantojë sovranitetin e Shtetit Anëtar të njoftuar dhe të sigurojë një nivel të garantimit të mbrojtjes së të drejtave të individëve, duke përfshirë të drejtën për privatësi dhe komunikim. Prandaj, është vendosur se Neni 31 i Direktivës 2014/41 në të vërtetë synon të mbrojë të drejtat e individëve të prekur nga masat e përgjimit të telekomunikacionit, duke përfshirë përdorimin e të dhënave të mbledhura në procedurat penale brenda Shtetit Anëtar të njoftuar.
Konkluzion: Gjykata konfirmon se Neni 31 i Direktivës 2014/41 synon të mbrojë të drejtat e individëve në masat e përgjimit të telekomunikacionit, duke përfshirë përdorimin e të dhënave për ndjekje penale në Shtetin Anëtar të njoftuar. Ne rastin e Shqipërisë përgjimi ka ndodhur pas një vendimi të gjyqtarit të Gjykatës së Lile (France) ndaj e vështire të kontestohet niveli i garantimit të të drejtave të njeriut tek ky vendim nga një gjykatë shqiptare.
Për pyetjen nr. 5- “Cilat janë pasojat ligjore të marrjes së provave kundër ligjit të BE-së përmes një EIO, veçanërisht në lidhje me ndalimin e përdorimit të këtyre provave dhe ndikimin e tyre në proceset penale?”
Question 5 considers whether national criminal courts should exclude information and evidence obtained in breach of EU law principles of effectiveness. The court held that under current EU law, national legal systems largely determine the admissibility and evaluation of this type of evidence. However, Article 14(7) of Directive 2014/41 requires Member States to guarantee the rights of the defense and regularity in criminal proceedings when assessing evidence obtained through European investigation orders, obliging the exclusion of evidence if a party cannot answer effectively on them and whether they have a material impact on the factual findings. This conclusion underlines the importance of the rights guaranteed to the defendant to a fair trial and an effective defense in the context of evidence obtained through the EIO, as sanctioned by EU legislation.
Conclusion: National criminal courts should not administer that evidence where the person concerned cannot comment on it and if the evidence has a significant impact on the factual findings.
The fifth question is probably the most important and has created some confusion among journalists, so its full clarification is equally important. First, it will have to be proven that the evidence was taken against EU law, and then this evidence must be given full discretion to the accused to express themselves. This response of the Court is not a ban on the use of evidence, but a condition for domestic courts (of member countries) to follow this procedure so that the evidence transmitted between countries is usable.
In conclusion, this decision is why a court which has jurisdiction only over EU member states, in no line of its decision has said that 'Sky EncroChat' conversations cannot be used in criminal proceedings in N member countries
through a preliminary decision it (ECJ), in the Interpretation of EU Directive 2014/41, has clarified the conditions for the use of these evidences.
But this decision challenges the law enforcement bodies in Albania because they must not only guarantee the rights of the defendants in court proceedings, but must also connect the interceptions with concrete facts and groups of facts that happened or not in Albania, since only with the texts of difficult messages that can convince the judges here or in GJENDJ to prove the charges.
And yet I remain of the opinion that this fantastic operation by the French and Dutch authorities remains the most interesting operation in the history of the investigation of organized crime in the last 20 years.