Dokumentari i emisionit investigativ Italian “Report” në RAI 3, shkaktoi një furtunë reagimesh nga mazhoranca e kryeministrit shqiptar, Edi Rama dhe opozita shqiptare.
Kryeministri Rama, ka patur një përplasje në distancë me drejtuesit e këtij emisioni duke polimizuar për skrupulozitetin e raportimit të fakteve.
Nga Robert Hasa
Rama pretendon se sekretari i tij, Ëngjëll Agaçi e dërgoi me shkrim përgjigjen e pyetjeve të gazetarit Giorgio Molotta, ndërsa në materialin filmik u shfaq krejt e kundërta.
Gazetari Giorgio Mottola deklaroi se nuk kishte marrë asnjë përgjigje nga Agaçi, ndërkohë që doli se në këtë pikë kryeminisri Rama dhe sekretari Agaçi kishin të drejtë sepse përgjigjet ishin dërguar me email.
Emisioni “Report” kishte si synim të nxirrte marrëveshjen “Rama-Meloni”, si shpenzimet e kampit të Gjadrit ishin të fryra dhe me kosto kolosale për qytetarët italianë.
Nuk dihet ende nëse kryeministri Rama do të nisë një process gjyqësor ndaj këtij emisioni të cilin e ka akuzaur si skandaloz.
Kryeministrat shqiptarë para-ardhës të Ramës nga Berisha, Meta dhe Nano kanë patur shumë akuza të rënda nga mediat italiane, aq sa ceshtjet kanë përfunduar në dyert e gjykatave.
1997- Sali Berisha, Canale 5: "Striscia la Berisha"
Një emision satirik në Canale 5, bëri një emisin me titull: "Striscia la Berisha", në vitin 1997 ku Shqipëria u gjend në një periudhë edhe më të errët të karakterizuar nga pasiguri financiare progresive.
Pas kolapsit prej 50% të PBB-së në 1992, tranzicioni nga një ekonomi shtetërore e ngurtë në atë kapitaliste vazhdoi të rezultojë e ngadaltë dhe e rëndë.
Për më tepër, u shfaqën një sërë kompanish piramidale që u premtonin investitorëve fitime të mëdha, por që shpejt përfunduan në dështim, duke lënë një të tretën e banorëve pa kursimet e tyre.
Presidenti i Republikës Sali Berisha fillimisht i legjitimoi këto investime, por pas kolapsit u distancua prej tyre, duke kujtuar origjinën private dhe joshtetërore të nismave.
Trazirat shpërthyen në të gjithë Shqipërinë, duke detyruar qeverinë të shpallte gjendjen e jashtëzakonshme.
Rrjedhimisht, zbarkimet në Itali rifilluan në kërkimin e dëshpëruar për një standard jetese më të qëndrueshëm dhe më qetësues.
Antonio Ricci, autor dhe krijues i programit të lajmeve satirike në Canale 5, vendosi të parodizojë situatën shqiptare duke krijuar skenën e përditshme "Striscia la Berisha", një version hipotetik shqip i programit.

Prezantuesit e atij viti, Gene Gnocchi dhe Tullio Solenghi, më pas u grimuan për t'u dukur të shtrembër, të veshur me dy xhaketa me një shije të Evropës Lindore dhe u transferuan në një studio të dytë ku gjithçka dukej modeste.
Pas tyre ishte një gomone simbol i emigrimit në Itali dhe që i shoqëronin, në vend të shoëgirls-ve klasike, shfaqeshin dy zonja mjaft të moshuara të quajtura "Valone".
2002: Fatos Nano: “Il Padrino dell’Albania….”, gazeta L’Espresso
Një shumë të majme ka fituar ish-kryeministri shqiptar, Fatos Nano me një revistë të njohur italiane.
Gjithçka ka ardhur pas një shkrimi që “L’Espresso”, e përjavshme italiane, publikoi disa vite më parë me titullin, “Il Padrino dell’Albania….”.
Vendimi i datës 21 janar 2010 është dhënë nga gjykatësi Dott. Terranova nga Gjykata e Romës.
Në procesin penal kundër “Gruppo Espresso S.p.a”, pala akuzuese ishte ish–kryeministri Fatos Nano i përfaqësuar nga Studio Ligjore Italiane me Av. Massimo Pisani dhe Av. Engjëll Agaci të Dhomës së Avokatëve të Romës.
2009- Ilir Meta, La Republica: “Le due verità dell'ex ministro Albanese "Lavitola?
Valter Lavitola, ish- drejtor i gazetës ‘Avanti’, u bë i njohur në Shqipëri kur në Itali u gozhdua Franko Fratini, që akuzohej se kishte ndihmuar Lavitolan në aferat e tij.
Lavitola kishte kërkuar që të ishte i pranishëm në një takim mes Ilir Metës dhe Fratinit, në atë kohë kryediplomatë.

Fillimisht të dy e mohuan takimin, por një foto i përgënjeshtroi. Vetë Meta u hodh në mbrojtje të Fratinit, duke mohuar njohjet me Lavitolan.

“Ilir Meta nuk ka dhënë asnjë intervistë për La Reppublica. Kjo gazetë ka shpifur ndaj zotit Ilir Meta. Për këtë arsye, zoti Meta do ta hedhë në gjyq këtë gazetë. Ndaj, z.Meta ndjehet i detyruar ta ndjekë gazetën La Republica ligjërisht për shpifje ndaj personit të tij, pranë gjykatave italiane”, shprehej asokohe sekretari i LSI-së, Ardit Çela.
Nuk dihet ende se çfarç ka ndodhur me atë gjyq në rast se ish-ministri i jashtëm, Ilir Meta i ka hedhur siç deklaroi aso kohe ish-sekretari i LSI.
2024- Edi Rama, “Report” në Rai 3: (Hot)Spot Albanese
Report në "Rai3" arriti të bënte zhurmë në të dy vendet pas një analize për marrëveshjen e emigrantëve.
Sipas tyre, garanti i kësaj marrëveshje është Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi.

Agaçi përshkruhet në dokumentar si avokat i disa trafikantëve të drogës në Itali, ndërsa zbulohet edhe një episod i cili pas transmetimit është cilësuar si korruptiv, ai i lidhur me Fabrizio Lisin, ish-shef në Guardia di Finanzia, të cilit trafikanti shqiptar Artur Shehu i dhuroi 30 hektarë tokë buzë detit, përmes ndërmjetësimit të Agaçit.
Vetë Agaçi i quan gjetjet e gazetarëve italianë shpifje, ndërsa paralajmëroi padi për programin.
©CopyrightVoxNews
Ky artikull është ekskluziv i VoxNews, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar VoxNews dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.