
Albania is facing its worst political crisis in Edi Rama’s thirteen years in power. Protesters, demanding the prime minister’s resignation, have attacked government buildings, clashed with police, and damaged public and private property. The unrest has spread from Tirana to the country’s major urban centers, highlighting a level of public anger and frustration that the government appears to have grossly underestimated. The unrest is not simply a reaction to recent events. It reflects a deeper crisis of governance, representation, and public trust that has been building over many years.
The outbreak of violence seems to have caught Rama completely by surprise. For months, the peaceful protests of the Flamingo movement were ignored, ridiculed, and dismissed. Convinced that they would eventually die down, Rama failed to grasp the depth of public discontent they reflected. The violent unrest that followed revealed how badly he had misread the mood of Albanian society.
However, the warning signs had been accumulating for years. Concentration of power, corruption, perceptions of state capture, and limited opportunities had steadily eroded public trust. As a narrow political and economic elite prospered and grew richer, many Albanians felt increasingly excluded from both the country’s progress and its political system.
Rama’s response to the unrest has been characteristic of an increasingly authoritarian style of governance: reliance on the police, blaming the opposition and external forces, and largely ignoring the grievances that brought people to the streets. What is most striking is that he has portrayed the unrest as a temporary flare-up, a “flame,” rather than a fundamental challenge to his way of governing. This approach has not helped to contain the crisis but, on the contrary, has reinforced the image of a leader increasingly disconnected from the realities facing his country. The unrest continues to spread, public anger remains unabated, and reliance on force risks deepening, rather than containing, the crisis.
Shqipëria ka nevojë të ngutshme për dialog dhe për një proces të besueshëm, të aftë të rivendosë legjitimitetin, të rindërtojë besimin dhe të përcaktojë rrugën përpara. Por kushtet e nevojshme për një proces të tillë, në pjesën më të madhe, mungojnë. Vitet e qeverisjes së personalizuar të Ramës kanë kontribuar në krijimin e një vakuumi institucional, duke zbrazur nga përmbajtja pikërisht kanalet përmes të cilave, në rrethana të tilla, do të zhvillohej dialogu. Ky boshllëk institucional është veçanërisht i dukshëm në një moment krize kombëtare. Parlamenti, i cili duhet të shërbejë si arena kryesore e debatit dhe e përfaqësimit kombëtar, praktikisht është tërhequr nga kriza, duke anuluar seancën e tij ndërkohë që trazirat po përhapeshin. Ndërkohë, Presidenti ka treguar pak gatishmëri për të marrë rolin e nismëtarit të dialogut apo të ndërmjetësit, që kërkohet në momente emergjence kombëtare. Debati i mirëfilltë brenda Partisë Socialiste në pushtet është bërë jashtëzakonisht i rrallë, komunikimi ndërmjet qeverisë dhe opozitës pothuajse është ndërprerë, ndërsa shumë shqiptarë, veçanërisht të rinjtë, ndihen të shkëputur nga një sistem politik që nuk pasqyron më aspiratat e tyre. Shoqëria civile, zërat e pavarur intelektualë dhe institucione të tjera që mund të ndihmonin në kapërcimin e ndasive politike kanë mbetur kryesisht në periferi të një debati kombëtar që ka nevojë të ngutshme për kontributin e tyre.
Megjithatë, rrezikshmëria që paraqet kriza lë pak vend për vonesa, pavendosmëri apo vetëkënaqësi. Forcat politike, intelektuale dhe qytetare duhet të gjejnë një rrugëdalje. Çdo përpjekje për zgjidhjen e krizës duhet të shkojë përtej establishmentit tradicional politik, i cili ka kontribuar në krijimin e ngërçit të tanishëm, dhe të përfshijë aktivistët studentorë, organizatat e shoqërisë civile, zërat e pavarur dhe përfaqësuesit e brezave të rinj. Një revoltë e ushqyer kryesisht nga zhgënjimi me elitat qeverisëse të vendit nuk mund të zgjidhet vetëm nga po këta aktorë. Sfida është ndërtimi i një procesi mjaftueshëm të besueshëm për të rifituar besimin e qytetarëve që nuk besojnë më se sistemi ekzistues politik i përfaqëson siç duhet.
Edhe komuniteti ndërkombëtar ka një rol të rëndësishëm për të luajtur. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë investuar shumë në zhvillimin demokratik dhe integrimin euroatlantik të Shqipërisë. Megjithatë, Uashingtoni duket më pak i prirur se në periudhat e mëparshme të përfshihet në mosmarrëveshjet demokratike jashtë vendit, ndërsa BE-ja ka humbur besueshmëri në sytë e shumë shqiptarëve për shkak të tolerancës së saj të perceptuar ndaj regresit demokratik dhe korrupsionit gjatë qeverisjes së Ramës. Por, asnjëra palë nuk duhet të mbetet vëzhguese pasive. Stabiliteti dhe zhvillimi demokratik i Shqipërisë mbeten interesa të rëndësishme strategjike si për Uashingtonin, ashtu edhe për Brukselin. Ato duhet të përdorin ndikimin e tyre për të lehtësuar një proces që nxit dialogun, kompromisin dhe reformën institucionale. Qëllimi nuk duhet të jetë imponimi i zgjidhjeve nga jashtë, por ndihma për krijimin e kushteve për një tranzicion paqësor dhe ripërtëritje demokratike.
Në fund të fundit, u takon vetë shqiptarëve të gjejnë një rrugëdalje nga kriza e tanishme. Por kjo detyrë do të jetë e vështirë për sa kohë që kriza mbetet e pandashme nga vetë udhëheqja e Ramës. Pasi ka përqendruar në duart e veta një pushtet të paprecedentë dhe ka drejtuar një sistem që lidhet gjithnjë e më shumë me korrupsionin, klientelizmin dhe kapjen e shtetit, ai mban tashmë përgjegjësinë për një krizë politike që është shndërruar në revoltë mbarëkombëtare. Refuzimi i tij i vazhdueshëm për të pranuar thellësinë e krizës e bën gjithnjë e më të vështirë të shihet se si mund ta nxjerrë ai Shqipërinë prej saj. Hendeku që ndan qeverinë e tij nga shoqëria është tepër i madh për t’u kapërcyer përmes veprimeve policore, retorikës apo lëshimeve të kufizuara.
Kriza e ka minuar rëndë rendin politik të ndërtuar rreth Ramës. Ka shenja në rritje shqetësimi brenda vetë establishmentit që ka mbështetur qeverisjen e tij. Ndonëse pak socialistë e kanë sfiduar hapur, shumë prej tyre duken gjithnjë e më të pakënaqur si me stilin e tij të qeverisjes, ashtu edhe me mënyrën se si po i trajton trazirat. E njëjta gjë mund të jetë e vërtetë edhe për interesa me ndikim në biznes dhe politikë, mbështetja e të cilave është kushtëzuar prej kohësh në premtimin e stabilitetit dhe të vazhdimësisë së aksesit në pushtet. Zemërimi i përhapur që po përfshin vendin drejtohet kryesisht kundër vetë Ramës. Duke u shndërruar në pikën qendrore të krizës, ai duket gjithnjë e më i paaftë për të ofruar udhëheqjen e nevojshme për zgjidhjen e saj. Dorëheqja e Ramës tashmë është bërë një parakusht për rivendosjen e legjitimitetit politik, uljen e tensioneve dhe hapjen e rrugës për ripërtëritjen demokratike.
Sfida me të cilën përballet Shqipëria shkon shumë përtej fatit të një udhëheqësi të vetëm. Largimi i Ramës, qoftë vullnetarisht apo i detyruar nga realiteti politik, do të ishte vetëm hapi i parë, por i domosdoshëm, drejt ndalimit të përkeqësimit politik të vendit dhe krijimit të kushteve për trajtimin e problemeve më të thella strukturore që e kanë sjellë atë në ngërçin e tanishëm. Rruga më e mundshme për të ecur përpara do të ishte krijimi i një qeverie teknike ose kalimtare me mbështetje të gjerë, e ngarkuar me rivendosjen e stabilitetit, rihapjen e kanaleve të komunikimit dhe përgatitjen e vendit për zgjedhje me konkurrencë të vërtetë. Megjithatë, mandati i saj duhet të shkojë përtej administrimit të një tranzicioni politik. Ajo duhet të fillojë të trajtojë korrupsionin, rrjetet klienteliste dhe lidhjet e dyshuara ndërmjet interesave politike, të biznesit dhe atyre kriminale, të cilat kanë gërryer vazhdimisht besimin e publikut te institucionet shtetërore.
Rivendosja e besimit kërkon më shumë sesa një ndryshim qeverie. Ajo kërkon një angazhim të dukshëm për llogaridhënie në nivelet më të larta të jetës publike, përfshirë hetimin e paanshëm të akuzave për korrupsion, zbatimin e shtetit të së drejtës dhe dhënien fund të kulturës së pandëshkueshmërisë që, tepër shpesh, ka mbrojtur zyrtarët e lartë qeveritarë dhe individët me lidhje politike.
Po aq e rëndësishme është të sigurohet që qytetarët të ndihen vërtet të përfaqësuar brenda sistemit politik. Zhvillimi i zgjedhjeve të parakohshme sipas rregullave ekzistuese do të rrezikonte të riprodhonte shumë nga deformimet që kontribuan në krizën e tanishme. Sistemi zgjedhor i Shqipërisë favorizon dy partitë mbizotëruese të vendit, duke kufizuar mundësitë që lëvizjet politike alternative të shfaqen dhe të konkurrojnë në mënyrë efektive. Prandaj, një reformë themelore e kuadrit zgjedhor duhet t’i paraprijë çdo rikthimi te kutitë e votimit.
Objektivi nuk duhet të jetë thjesht zhvillimi i zgjedhjeve më të ndershme, por ndërtimi i një sistemi politik më përfaqësues dhe më të hapur. Demokracia shqiptare ka nevojë për më shumë hapësirë për forcat e reja politike, zërat e pavarur, nismat qytetare dhe drejtuesit e rinj, aspiratat e të cilëve mbeten kryesisht të papërfaqësuara. Vendi nuk mund ta kapërcejë krizën e tij thjesht duke kaluar pushtetin nga njëri aktor i njohur te tjetri. Ai duhet ta hapë arenën politike ndaj ideve të reja, një udhëheqjeje të re dhe brezave të rinj, të cilët janë larguar gjithnjë e më shumë nga institucionet që i qeverisin.
However, these measures, however necessary, would only address the immediate crisis. At their core, the current unrest reflects the exhaustion of a political system characterized by the concentration of power, widespread corruption, lack of accountability, and declining public trust. The greatest challenge is rebuilding Albania’s democratic foundations: strengthening institutions, restoring checks and balances, fighting corruption, protecting the independence of the media, and ensuring that public functions serve citizens rather than entrenched political and economic interests.
Rama now faces a clear and decisive choice. By backing down, he could spare Albania months, perhaps years, of instability, polarization, and uncertainty, while paving the way for national reconciliation and democratic renewal. Otherwise, he could stand his ground, continue on the path of confrontation, and rely on coercion and the instruments of state power to maintain his position. Such a strategy, even if it were successful in restoring order in the short term, would do little to address the underlying causes of the crisis. On the contrary, it would risk deepening polarization, accelerating institutional degradation, and prolonging a confrontation whose cost Albania can hardly afford. In the process, it could overshadow much of his achievements since taking office in 2013, leaving his legacy defined not by the significant progress achieved under his leadership, but by his inability to understand when the national interest demanded a different path.
Albania’s current crisis has exposed the limits of a political model that no longer enjoys the trust of broad segments of society. However, periods of profound upheaval can also create opportunities for renewal. The students and young activists who have emerged at the forefront of the current movement are heirs to the democratic aspirations that transformed Albania more than three decades ago. Their demands for accountability, representation, and opportunity reflect a determination to build a more responsive, inclusive, and democratic state.
Albania has consistently demonstrated an extraordinary capacity to confront and rise up in the face of adversity. The onus now falls on its political leaders to respond with the vision, self-restraint, and sense of national responsibility that this moment demands. If they succeed, the current turmoil may ultimately be remembered as the turning point that inspired a new generation to help fulfill Albania's democratic aspirations.