1.5 milionë Euro shtesë edhe për ndërtimin e lotit 4 të Unazës së Madhe!

2 Janar 2025, 17:47Investigim SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Belinda Balluku, Gentian Gjyli

Ndërtimi i Unazës së Jashtme po kalon në një tjetër fazë, ku edhe pas “inaugurimit”, qeveria ka vendosur që të shpërblejë firmat e ndërtimit. Në qendër të kësaj vendimmarrje është ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku dhe vartësi i saj, Gentian Gjyli, drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Dyshja është parë në disa kantiere, teksa trumbetimi me të madhe i hapjes së Unazës duket se ka qenë vetëm një farsë. Ashtu si edhe afatet e hapjes së tunelit të Murrizit, në rrugën e Arbrit, ku si Balluku apo edhe vetë kryeministri Edi Rama kanë gënjyer disa herë. Tashmë, afati i fund dhjetorit dështoi dhe është dhënë një afat i ri, marsi 2025-ës.

Ndërkohë, për Unazën e Tiranës duket se pas propagandës së hapjes, kanë vërshuar edhe paratë. Pas modifikimit të kontratës për Salillarin, tashmë i erdhi radha edhe lotit 4, ku vetëm për këtë lot do të jepenn1.5 milionë euro.

1.5 milionë Euro shtesë edhe për ndërtimin e lotit 4 të
Faksimile: Njoftimi i ARRSH-së për shtesën e kontratës për lotin 4

Sipas dokumenteve që disponon VoxNews, ARRSH ka hapur një tjetër procedurë, “ndërtim i unazës së jashtme Tiranë, Loti 4 (modifikim kontrate)”, me një fond limit 153.498.331 lekë.

Duket se, edhe pas më shumë se 10 vitesh dhe mbi 400 milionë eurove të investuara, po jepen të tjera para shtesë, pavarësisht se Balluku dhe Rama bën një ceremoni të hapjes së këtij aksi. Unaza e Madhe ka një gjatësi prej 28.7 kilometrash, disa mbikalime dhe tunele, disa prej të cilave janë hapur për qarkullimin e mjeteve në zonën e ish-rrethrotullimit të "Shqiponjës".

Unaza e Madhe është e ndarë në katër segmente. Unaza veriore e cila fillon te ish-sheshi Shqiponja dhe përfundon te mbikalimi në Shkozë si dhe Unaza perëndimore e cila fillon te ish-sheshi Shqiponja dhe përfundon te mbikalimi te Pallati me Shigjeta.

Unaza Jugore nis te mbikalimi te pallati me shigjeta dhe përfundon te rrethrrotullimi i TEG, dhe unaza lindore nis te rrethrrotullimi i TEG-ut dhe përfundon te mbikalimi i Shkozës, duke përfshirë segmentin nga mbikalimi i Shkozës deri te materniteti i ri.

1.5 milionë Euro shtesë edhe për ndërtimin e lotit 4 të
Faksimile: Njoftimi i ARRSH-së për fituesin e lotit 4 në vitin 2021

Në vitin 2021, ish-drejtori Evis Berberi firmosi fituesin e tenderit të lotit 4 të Unazës së Madhe të Tiranës. Sipas dokumenteve, fituesi i lotit 4 ishte një bashkim operatorësh “EUROTEOREMA PEQIN” & “PE-VLA-KU” dhe “NOVA
Construction 2012”.

Objekti ishte ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, loti 4, me një fond 2 miliardë lekë (20 milionë euro). Fituesi ofruan 1.991.017.847 lekë (20 milionë euro), ose shumë afër fondit limit, teksa në garë në atë kohë ka pasur oferta deri në 4 milionë euro më pak.

©CopyrightVoxNews
Ky artikull është ekskluziv i VoxNews, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar VoxNews dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Dokumenta bashkëngjitur

Video