Dokumentet e koncesioneve/ “Rrugët e ndaluara” të Ramës dhe Ballukut, të kalosh nga Kukësi në Vlorë kushton 60 euro!

20 Dhjetor 2024, 13:07Investigim SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Belinda Balluku/ Edi Rama

Rishpallja e dokumenteve të koncesionit Milot – Balldre nga Ministria e Infrastrukturës, të paraajmëruara nga VoxNews më 31 tetor, ka ngritur alarmin se shqiptarët do të izolohen të lëvizin lirshëm nga veriu në jug.

Me një llogaritje të thjeshtë del se, shqiptarët e Kosovës për të shkuar në Palasë, Himarë apo plazhet e jugut, do të duhet të paguajnë vetëm vajtje nga 27-30 euro (vajtje ardhje rreth 60 euro!).

Në këtë ccmim llogaritet taksa e Durrës – Kukës (5 euro, 660 lekë), tarifa e “Milot – Balldre” (4 euro), taksa e Milot – Thumanë (rreth 2 euro), tarifa e Thumanë – Kashar (2.1 euro). Këto janë vetëm taksat e veriut, teksa qeveria ka akorduar edhe taksa në akset e jugut, ku tarifa e Kashar – Lekaj është parashikuar të jetë 4 euro, ajo e Lekaj – Fier sërish 4 euro. Ndërkohë, vetëm kalimi i tunelit të Llogarasë është 5 euro vetëm vajtje.

Duket se për shqiptarët e thjeshtë brenda dhe jashtë vendit, kalimi nga veriu në jug do të jetë “mollë e ndaluar”, ndërsa këto janë kosto shtesë për familjet, pasi pjesa më e madhe e rrugëve që do të bëhen me pagesë janë bërë kohë më parë dhe koncesionarët vetëm sa do t’i mirëmbajnë.

(Dokumentet e koncesionit te Milot – Balldre)

Faksimile: Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë rishpalli dokumentet e koncesionit të rrugës Milot – Balldre

Në datën 31 tetor 2024, VoxNews publikoi investigimin se qeveria rishpalli koncesionin e rrugës Milot – Balldre (https://www.voxnews.al/investigim/qeveria-rishpall-zyrtarisht-koncesionin-e-rruges-milot-balldren-rruga-i77883), ku rruga vetëm 17.2 kilometra e gjatë do të bëhej me pagesë. Kjo ishte tentativa e dytë e koncesionit, pas asaj të dështuar të vitit 2018, ku u anulua pas shpalljes së fituesit. Rruga shtrihet përgjatë aksit ekzistues që lidh Milotin me qytetin e Lezhës dhe më pas ajo devijon si rrugë plotësisht e re, nga nyja e qytetit të Lezhës deri në Balldren, ku lidhet me rrugën ekzistuese në drejtim të Shkodrës. Në dokumente qeveria ka vendosur se tarifa e kalimit do të jetë 0.12 euro për çdo kilometër, ose në total për 17 kilometra rreth 4 euro.

Dokumentet e koncesioneve/ “Rrugët e ndaluara” të
Faksimile: Njoftimi i koncesionit koncesionit të Milot – Thumanë, të shpallur në vitin 2022

Kjo rrugë është e gjatë 13.5 kilometra, teksa rruga ka përfunduar së ndërtuari disa vite më parë. Ajo është në gjendje të mirë, ndërsa kostoja e ndërtimit ka qenë me paratë e shqiptarëve. Mësohet se rruga do vetëm disa ndërhyrje në trafikndarëse, pasi ka edhe korsi emergjencash.

Gjithashtu, edhe asfalti është i mirë, ndërsa me nismën e qeverisë 1 miliardë euro, ajo është dhënë me koncesion. Edhe për këtë aks, është parashikuar një tarifë, që varion në rreth 2 euro në tota.

Në dokumentet që disponon VoxNews rezulton se për 13.5 kilometra do të vendoset edhe një tra, ku përvec ndërtimit të traut të gjithë të tjerat janë bërë dhe sërish shqiptarët do të paguajnë.

Dokumentet e koncesioneve/ “Rrugët e ndaluara” të
Faksimile: Njoftimi i koncesionit koncesionit të Thumanë - Kashar, një rrugë e bërë ku tarifa do të aplikohet në datën 4 janar

Ndërkohë, duke ardhur për në qendër të Shqipërisë, kemi një aks të bërë, ai i rrugës Thumanë – Kashar, ku kostoja ka shkuar në 1.3 miliardë euro. Një rrugë e bërë nga koncesionari “Gener 2”, teksa në datën 4 janar do të aplikohet edhe tarifa e kalimit të rrugës, ku për automjete të vogla është parashikuar të jetë 2.1 euro, teksa ka negociata se tarifa mund të shkojë në 2.7 euro. Një rrugë vetëm 21 kilometra, që do t’u marrë shqiptarëve qindra miliona euro, pasi edhe mjetet që hyjnë dhe dalin nga Areoporti i Rinasit do të paguajnë tarifë.

Dokumentet e koncesioneve/ “Rrugët e ndaluara” të

Rruga që shkon nga Kashari, atje ku përfundon aksi nga Thumana, kalon në Pezë dhe përfundon në fshatin Lekaj, në Rrogozhinë.

Ky është një segment që do të ndërtohet nga e para dhe ka një gjatësi prej 33.6 km, ku përfundon në rrugën egzistuese Plepa-Rrogozhinë. Rruga do të shmangë Durrësin dhe kalon në gjurmë të re, ndërsa edhe ky aks do të jetë me pagesë. Mësohet se tarifa do të variojë mbi 4 euro.

Dokumentet e koncesioneve/ “Rrugët e ndaluara” të

Ndërkohë po në vitin 2022, u shpall edhe koncesioni i rrugës Lekaj – Fier, rrugë e cila ka përfunduar dhe do të kalojë në gjurmët e segmentit egzistuese. Ky është një nga segmentë tmë të gjatë dhe fillon në fshatin Lekaj dhe përfundon në fillim të By Passit të Fierit.

Mësohet se segmenti është i ndërtur në vite të ndryshme, teksa do të investohet vetëm me një tra. Pra, dy nga pesë koncesionet i kanë rrugët gati dhe vetëm do të bëhet vetëm trau. Me këto tarifa do të kenë kosto shtesë shqiptarët e Kosovës, ku fillon nga trau në Kalimash, e deri në Vlorë, ku tashmë do paguajnë vetëm vajtje 5 euro. Edhe tarifa e tunelit të Llogarasë do të aplikohet në fillim të vitit 2025!

Dokumentet e koncesioneve/ “Rrugët e ndaluara” të
Faksimile: Të gjitha koncesionet kanë në draft edhe mënyrën e pagesës

Ndërkohë, të gjitha koncesionet e shpallura kanë edhe një draft të kontratës, ku më kryesorja sipas ministrisë është tarifa. Në faqet 60 të këtyre kontratave jepen të dhëna për tarifat, teksa do të jenë disa pagesa, të ndara për secilin segment.

“Palët bien dakord që gjatë kohëzgjatjes së kontratës, shoqëria koncesionare ka të drejtën ekskluzive të përfitimit të të ardhurave nga tarifa. Shoqëria ka të drejtë të aplikojnë tarifën menjëherë pas datës së fillimit të operimit” thuhet në këto drafte.

Sipas tyre, tarifa mund të arkëtohet në lekë apo euro, teksa arkëtimi i tarifës realizohet bazuar në studimin e fizibilitetit.

Por, në draftet e kontratave është parashikuar edhe një fitim i garantuar për plot 8 vite i firmave që do fitojnë apo kanë fituar koncesionet. Ka një paragraf, i cili është emërtuar “pagesat e autoritetit kontraktor gjatë periudhës së garancisë”.

“Në rast se për periudhën e parë 8-vjeçare gjatë periudhës së operimit dhe të mirëmbajtjes, (periudha e garancisë) do të ketë rënie të nivelit të të ardhurave bazë, nën vlerat e treguara në kolonën me emërtesën ‘të ardhurat bazë’, …

Autoriteti Kontraktor aplikon garanci trafiku sipas specifikimeve të bëra në kolonën kolonën ‘Garancia’ nëpërmjet pagesave për rakordim të deficitit të të ardhurave, që Autoriteti Kontraktor mund t’i bëjë Shoqërisë koncesionare për çdo vit të kontratës përgjatë periudhës së garancisë” thuhet në dokumente.

Video