Rrumbullaku: Për zhdukjen e Ervis Martinajt do flasim me fakte dhe prova

23 Shtator 2022, 12:39Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka deklaruar këtë të premte se për zhdukjen e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj, policia është duke punuar dhe se do të flasë me fakte dhe prova.

“Strukturat kundër kriminalitetit janë të angazhuara maksimalish. Do të flasim me fakte dhe prova”, u shpreh kreu i Policisë së Shtetit.

Ndërkohë, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi tha se Policia e Shtetit nuk mund të flasë pa pasur prova.

Ervis Martinaj, i njohur si ‘mbreti’ i lojërave të fatit, është zhdukur prej 40 ditësh.

Zhdukja e tij ka vënë në lëvizje jo vetëm institucionet e drejtësisë, por edhe politikën.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se shumë shpejt do kemi një përgjigje për fatin e tij. Ndërsa kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha para gazetarëve se Rama e di ku ndodhet ‘mbreti’ i lojërave të fatit dhe akuzoi Prokurorinë se nuk po vepron

Video