MAS urdhëron mbylljen e kopshtit “Zubyede Hanim”, avokati: Jemi investim holandez, nuk kemi lidhje me Gylenin

23 Shtator 2022, 11:07Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Brenda pak ditëve qeveria mbylli kolegjin turk “Mehmet Akif Ersoy” dhe kopshtin e kolegjit “Turgut Ozal”, “Zubyede Hanim” .

Përfaqësuesit e “Turgut Ozal” kanë reaguar duke kërkuar rishikimin e vendimit me argumentin se nuk kanë lidhje me fondacionin Gulen.

Avokati tha se kopshti është financim holandez dhe se çështja do të ndiqet në rrugë ligjore.

“Ky kopsht ka qenë në këtë adresë prej viti 2004. Ka pasur një korrespondence  me ministrinë e Arsimit.

Në muajin shkurt nga ana e ministrisë së Arsimit ky fakt që në dosjen e tyre nuk kishte një dokumentacion lidhur me vendndodhje është sqaruar dhe ka filluar procedura.

Ky kopsht ka qenë pjesë inspektuese e ministrisë, ku kanë konstatuar standarde më të larta.

Ajo që ka ndodhur është një moskomunikim dhe mos respektimin të ligjit nga ana e ministrisë, mos respektimit të kritereve të ligjit parauniveristar. Kjo është reflektuar në këtë urdhër të padrejtë dhe të paligjshëm nga ana e ministrisë së Arsimit.

Është përgatitur administrata për të respektuar parimin e ligjshmërisë. Ne i kemi marrë masat. Dje kishim grupin e inspektimit.

Njerëzit nuk janë tastierë kompjuteri dhe menjëherë të kalojnë në një faqe tjetër. Do kohën e tyre ky proces.

Nuk ka lidhje mes fondacionit të Gylestan dhe shoqërisë Turgut Ozal. Aktiviteti i kopshtit është pjesë e aktivitet të shoqërisë Turgut Ozal, që është pjesë e një investimi të huaj holandez” tha ai.

 

Video