E pazakontë/ Nusja shqiptare merr një çek prej 58 mijë euro nga xhaxhallarët në ditën e dasmës

23 Shtator 2022, 10:07Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ilirjana, vajza e dëshmorit Besim Tiku, i cili mbeti i vrarë gjatë luftës në Kosovë, ka kurorëzuar dashurinë e saj në martesë.

Në këtë ditë speciale për të, xhaxhallarët e saj janë kujdesur që t’i përmbushin sadopak mungesën e të atit, që e la kur ishte vetëm tre muajshe, raporton Gazeta Express.

Ata gjithashtu i kanë dhuruar mbesës së tyre një çek me 58 mijë euro. Në foton që është bërë virale në rrjete sociale, ata shihen teksa i japin nuses çekun e parave.

Besim Tiku u vra nga forcat serbe më 3 maj të vitit 1999, atëhere kur serbët ndërmorrën një ofansivë sulmi e rrethimi ndaj fshatit Shtuticë.

 

Video