'Familjet e reja përkëdhelin qen e mace'/ Hoxha i njohur shqiptar: Unë përkëdhel 10 fëmijë

23 Shtator 2022, 09:39Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Hoxha, Ahmed Kalaja në një intervistë në emisionin në RTV ORA tregoi rreth lidhjes së tij me besimin si dhe për familjen e tij të madhe. Kalaja thotë se ishin pyetjet e moshës që nuk mund t’ju jepte përgjigje ato që e çuan drejt besimit.

Kam 10 fëmijë dhe prindërit. Bashkëshortja është goxha potente në ndihmën e saj në këtë mision që kemi. Gjëja e mirë është që janë rritur dhe fëmijët. Dhe kur mungojmë në shtëpi nuk vihet shumë re, se një pjesë të punëve e kryejnë ato.  Moza në fundjavë është gjithë ditën në xhami. Dhe gjatë javës shumë kohë kështu, dhe në kopsht

Sipas tij fakti që janë shumë fëmijë nuk e vështirëson por e zbukuro ditën. “Në familjet e reja përkëdhelin qen e mace, unë përkëdhel 10 fëmijët”, tha ai.

Video