Mbyllja e shkollave të FETO-s, "Turgut Tozal" njofton nesër konferencë të jashtëzakonshme për mediat

22 Shtator 2022, 21:24Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Turgut Ozal" dhe Edi Rama

Rrjeti i shkollave "Turgut Ozal", të financuar nga filantropi turk Fetullah Gylen, ka njoftuar një konferencë të jashtëzakonshme për mediat pas vendimeve të fundit të qeverisë shqiptare për mbylljen e kopshtit "Zubeyde Hanim" dhe shkollës “Mhmet Akif Ersoy”, pjesë e kësaj shoqërie.

"Turgut Ozal" në njoftimin e shpërndarë për mediat bën të ditur se konferenca do të mbahet ditën e nesërme në orën 10:00 në rrugën Bernardin Palja (ish-Qyteti Nxënësve), në kopshtin jopublik "Zubeyde Hanim".

Turgu Ozal shkruan se gjatë konferences gazetarët do të kenë mundësi të bëjnë pyetje pasi drejtuesit do të jenë të gatshëm të përgjigjen.

"TURGUT OZAL EDUCATION SH.A.
Ftesë për konferencë shtypi. Të nderuar punonjës të medias,
Shoqëria Turgut Ozal Education sh.a. ju fton në konferencën për shtyp lidhur me urdhrin nr. 540, datë 15 shtator 2022 të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për mbylljen e aktivitetit të kopshtit jopublik Zubejde Hanim. Gjatë konferencës pala përfaqësuese e shkollës do t’u përgjigjet pyetjeve të medias.
Data: 23 shtator 2022 Ora: 10:00 Vendi: Rr. Bernardin Palja (ish-Qyteti i Nxënesve), Njësia Bashkiake Nr.6, Kopshti Zubejde Hanim, Tiranë", thuhet në njoftim.

Mbyllja e kopshtit jopublik "Zubeyde Hanim" është bërë me arsyetimin e shkeljes së rëndë të licencës, pasi sipas Ministrisë së Arsimit, godina ku ushtrohej aktiviteti nuk ishte pajisur me autorizimin përkatës nga ministria.

Ndërsa për shkollën “Mhmet Akif Ersoy” nuk jepej shkaku, por Qeveria me anë të një VKM-je të posaçme detyron këtë institucion arsimor të marrë masat për transferimin e nxënësve në institucione të tjera të arsimit parauniversitar për të gjithë nxënësit e regjistruar dhe të kthejë pagesat e kryera (nëse ka) nga prindi/përfaqësuesi ligjor i nxënësit për pjesën e papërfunduar të shkollimit, si dhe çdo detyrim tjetër të papërmbushur që mund të ketë ndaj nxënësit.

Siç duket, këto vendime kanë ardhur pas presioneve të vazhdueshme nga presidenti turk Erdogan, ku i ka kërkuar kreut të Qeverisë shqiptare hapa konkrete për të luftuar gylenistët si një “parakusht” për miqësinë dhe partneritetin mes dy vendeve.

Video