Mori hakun e të atit? Shpallet në kërkim Bajram Çekorja për vrasjen e Erjon Xhenjes në Kiras të Shkodër

22 Shtator 2022, 19:21Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Erjon Xhenje dhe Ismet Çekorja

Është zbuluar identiteti i personit që dyshohet si autor i vrasjes së 19-vjeçarit Erjon Xhenje mbrëmjen e të dielës në lagjen Kiras të shkodrës.

Burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për 24-vjeçarin Bajram Çekorja, pasi dyshohet se viktima Erjon Xhenje ka qenë i përfshirë në vrasjen e babait të tij, pasditen e 2 shtatorit Ismet Çekorja.

Ndërkohë për vrasjen e Erjon Xhenje burime bëjnë me dije se përveç Bajram Çekores, dyshohen si të implikuar edhe dy persona të tjerë. Njeri mendohet se ka qene ne motor me Bajram Çekoren dhe tjetri ka treguar lëvizjet e 19 vjeçarit Erjon Xhenje mbrëmjen e ngjarjes.

Siç duket, Bajram Çekorja ka marrë hak për babain e tij. Gjithashtu, 24-vjeçari është shpallur në kërkim edhe për atentatin e dështuar ndaj Alban Bruçit të ndodhur në 25 gusht. Për atë ngjarje, Bajram Çekorja është shpallur në kërkim, së bashku me Tonato Fusha, 20-vjeç djali i biznesmenit dhe ish-presidentit të Vllaznisë Valter Fushës.

Vlen të theksohet fakti se për vrasjen e Ismet Çekoreska dyshime se i përfshire në këtë ngjarje është edhe shtetasi Shkëlzen Xhenje, djali i xhaxhait i Erjon Xhenje që u vra mbrëmjen e 18 shtatorit teksa ndodhej në një lokal.

Shkëlzen Xhenje është shpallur në kërkim, së bashku me vëllain e tij Sehar Xhenje, dhe për atentatin e dështuar ndaj Taulant Pepaj të ndodhur në shkurt të vitit 2021.

Ndërkohë, Bajram Çekorja është shoqëruar në Polici dhe në vitin 2019, pasi dyshohet se ndihmoi Berush Bregun, krahu i djathtë i Licve në Shkodër, i arrestuar tashmë, pasi dyshohej si autor i disa ngjarjeve të rënda kriminale.

Ndërsa, viktima Erjon Xhenje punonte tek ferma e Asmer Bilalit, një emër mjaft i njohur i botës së krimit.

Njoftimi i Policisë:

Identifikohet dhe shpallet në kërkim një 24-vjeçar, i dyshuar si autori kryesor i ngjarjes së ndodhur në datën 18.09.2022, në bulevardin “Bujar Bishanaku”, ku mbeti i vrarë me armë zjarri një shtetas.

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, falë veprimeve të shpejta hetimore për zbardhjen e ngjarjes të ndodhur më datë 18.09.2022, në bulevardin “Bujar Bishanaku”, ku mbeti i vrarë me armë zjarri një 19-vjeçar, është identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasi B. Ç., 24 vjeç, banues në Shkodër, i dyshuar si autori kryesor i kësaj ngjarjeje.

Nga veprimet hetimore dhe provat e grumbulluara dyshohet se shtetasi B. Ç., më datë 18.09.2022, rreth orës 20:10, në një lokal në bulevardin “Bujar Bishanaku” Shkodër, ka vrarë me armë zjarri shtetasin E. Xh., 19 vjeç, banues në lagjen “Guerile”, Shkodër.

Gjatë kontrollit të territorit nga shërbimet e shumta të Policisë, në rrugën “Saçej”, në lagjen “Guerile”, është gjetur një motomjet i djegur plotësisht, si dhe 1 armë zjarri pistoletë, që dyshohet se janë përdorur në këtë ngjarje.

Po punohet për kapjen e shtetasit B. Ç., identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit”.

Video