
Kush ishte ish-presidenti i Italisë Giorgio Napolitano, ish-komu...
22 Shtator, 21:24Fokus
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Korçë. Autoritetet policore bëjnë me dije se në spitalin e qytetit juglindor ka ndërruar jetë shtetasi F. S., 44 vjeç, lindur në Poloskë, Devoll dhe banues në Tiranë.
Sipas burimeve zyrtare, nga hetimet e para rezultoi se ky shtetas kishte konsumuar në Bilisht, lëndë të dyshuar helmuese fotoksinë. Sipas deklarimeve të marra nga familjarët, 44-vjeçari shfaqte probleme të shëndetit mendor.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.