'Eja se mori flakë shtëpia', vajza mes lotësh tregon si humbi jetën nëna e saj nga flakët: Dyshojmë se...

22 Shtator 2022, 11:38Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Mëngjesin e sotëm ndërroi jetë në Tiranë Violeta Muçi 80-vjeçe. E moshuara ishte brenda dhe shkak i zjarrit në shtëpi dyshohet se ka qenë një shkëndijë elektrike. Vajza e së moshuarës tregon si e mori vesh lajmin tragjik.

“Jemi dy vajza dhe kam jetuar me prindërit. Unë isha në punë, burri në punë, vajza në shkollë. Më marrin në telefon. Ishte halla dhe më thotë “çupë të mori shtëpia flakë”.

Erdha, vetëm tym dilte. Nuk arrita të shpëtoja asgjë. Kemi mbetur në qiell të hapur. Jam vetë i katërt, ju lutem më ndihmoni. Dola jashtë e kërkova, por vetëm kur më thanë është brenda dhe ka ndërruar jetë” tha ajo.

Burri i saj tha se dyshon se shkak është bërë shkëndija elektrike. “Ne ikëm në punë. Dola që në 06:30 për në punë. Mua më lajmëroi gruaja. Ne dyshojmë te soba e korrentit.

Se vetëm atë përdorim, bombola ishte jashtë. Vetëm ndonjë shkëndijë elektrike. Ose e ka harruar ndezur” tha ai. Ngjarja ndodhi në rrugën “Çelo Sinani”.

Njoftimi:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 22.09.2022, në rrugën "Celo Sinani", ka rënë zjarr në banesën e shtetasit M. L. Si pasojë e përhapjes së flakëve, ka ndërruar jetë për shkak të asfiksisë shtetasja V. M., 80 vjeçe. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Video