Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar pasditen e sotme në Unazën e Madhe në Tiranë, pranë zonës së Kodrës së Diellit.
Siç shihet dhe në pamjet e mëposhtme, një automjet tip "Toyota Rav 4" është përmbysur në mes të autostradës. Nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky aksident, ndërsa mësohet se Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes.
Siç mund ta shihni dhe në pamjet e mëposhtme, aksidenti ka shkaktuar kaos në autostradë duke krijuar radhë të gjatë kilometrikë.
Mbi këtë aksident pritet një njoftim zyrtar nga Policia e Tiranës.
View this post on Instagram