VIDEO/ Aksident në Laç, motori i thyen këmbën një kalimtari

22 Shtator 2022, 20:05Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident automobilistik është regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjteje në Laç.

Burime bëjnë me dije se një motor ka përplasur një këmbësor dhe për pasojë ky ifundit ka thyer këmbën. Ngjarja ka ndodhur përballë spitalit të qytetit.

Siç shihet dhe nga pamjet e mëposhtme, motori ndodhet në mes të rrugës, ndërsa Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Ende nuk dihen më shumë detaje mbi aksidentin.

Video