Kërkon mbrojtje nga shteti, e ëma e Erjon Xhenjes: Fatkeqesia e djalit tim, ishte kushëriri i Shkëlzenit dhe Seharit

22 Shtator 2022, 21:07Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Erjon Xhenje

Elvira Xhenje, e ëma e 19-vjeçarit Erjon Xhenje i cili u vra mbrëmjen e të dielës në lagjen Kiras të Shkodrës ka kërkuar mbrojtje nga shteti, pasi ndihen të pa mbrojtur.

Në një reagim në rrjetet sociale, ajo shkruan se djali i saj u vra padrejtësisht dhe se fatkeqësia e vetme e tij ishte që kishte djem xhaxhallarësh Shkëlzen dhe Sehar Xhenjen.

Ajo shton më tej se Erjon Xhenje ishte një student i degës Fizioterapi, ka qenë një i ri me angazhime në jetën personale dhe shoqërore dhe është edukuar me vlera të cilat i ka manifestuar në familje dhe në rrwthin e tij të pastër shoqëror.

Elvira Xhenje kërkon drejtësi për vrasjen e të birit të saj. Mbi vrasjen e 19-vjeçarit Erjon Xhenje, u shpall sot në kërkim Bajram Çekorja dhe dyshohet se krimi ka qenë një lloj hakmarrjeje për vrasjen e babait të Bajramit, Ismet Çewkoren më 2 shtator,

“Jam Elvira Xhenje ,nena e te ndjerit Erjon Xhenje ,te riut qe u vra ne Shkoder me dt 18 ,09,2022.Vrasja e djalit tone ka qene nje tronditje e madhe per familjen tone ,por jo vetem. Dhimbjen per djalin tim e kam pare ne syte e gjithe prinderve qe ne syte e mi kane pare veten e tyre,sesi nje femije te pafajshem i merret jeta me pa te drejte. Dhimbjen  per Erjonin e kam pare ne syte e te rinjve qe e kuptojne sesa e pasigurte dhe e pa vlere eshte jeta ne Shqiperi. Fatkeqesia e djalit tim ishte se kusherinjte e tij jane me precedente penale. Ky fakt i dha te drejten dores kriminale qe tia marre pa meshire jeten djalit tim. Ky fakt i dha te drejte portaleve qe ta godasin per here te dyte Erjonin duke cenu dinjitetin e tij me informacione te paverteta dhe duke trazu shpirtrat e familjareve serish. Erjon Xhenje ka qene student i deges fizioterapi. Ka qene nje i ri me angazhime ne jeten personale dhe shoqerore. Erjoni eshte  eduku me vlera dhe i ka manifestu ne familje dhe ne  rrethin e tij te paster shoqeror. Kerkoj nga shteti drejtesi per djalin tim. Kerkoj gjithashtu qe familja ime te merret ne mbrojtje pasi ndihemi te pambrojtur. Erjoni ka qene nje djale besimtar. Jam e sigurte qe ai eshte lule ne xhenet. Allahu e paste ne mbrojtje pasi ne kete jete ka padrejtësi”, thuhet në reagimin e saj.

 

Video