Pamjet e rënda, e reja në Tiranë puth macen dhe më pas e dhunon në mënyrë makabre (VIDEO)

22 Shtator 2022, 20:47Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vajza dhe macja

Disa pamje të rënda po qarkullojnë ditën e sotme në rrjetet sociale. Një faqe në Instagram "Ndihma e kafshëve në Shqipëri" ka denoncuar një rast kur një vajzë dhunon një mace.

Siç shihet dhe në pamjet e mëposhtme, fillimisht vajza e merr kotelen në dorë, e përkëdhel e puth dhe më pas e përplas në mur, duke tentuar ta mbysë.

Nuk dihet nëse kotelja ka ngordhur pasi vajza vjen shumë pranë kamerës e nuk shihet qartë se ç’ndodh më pas.

Pamjet janë kapur nga kamerat e sigurisë dhe ngjarja ka ndodhur në një pallat në lagjen "Braka" në Tiranë, në zonën e ish-Stacionit të Trenit.

Faqja "Ndihma e kafshëve në Shqipëri" shkruan se vajza do të denoncohet nga banorët e zonës në polici.

Shihni momentin kur e reja dhunon kotelen:

Shihni momentin kur e reja e përkëdhel kotelen:

 

Video