Artan Hoxha: Rama e kishte komshi Ervis Martinajn, u konfliktua me Gardën pranë vilës së kryeministrit

22 Shtator 2022, 23:42Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Artan Hoxha

Gazetari Artan Hoxha ka folur në emisionin "Të Paekspozuarit, për zhdukjen e Ervis Martinajt, duke deklaruar se ai u rrëmbye nga një skuadër e cila mbante veshje të ngjashme me ato të forcave speciale.

Hoxha deklaroi se kryeministrin Rama e ka patur komshi dhe se mes Martinajt dhe Gardës së Republikës ka patur një konflikt pranë vilës së Ramës

“Martinaj është rrëmbyer nga një grup personash të veshur me uniforma të forcave speciale dhe armatim, automjete të forcave speciale. Prandaj kanë lëvizur lirisht nga vendi ku e kanë marrë.

Nga momenti që ka ndodhur kjo gjë, deri në 24 gusht dhe kam kërkuar përse nuk reagon policia, apo ish kryeministri që ka patur njohje.

Kryeministri Rama e ka patur komshi, ka patur incident Garda me të, që i ka kërkuar të mos kalojë dhe Martinaj është konflikuar me gardën.

Pra nuk kemi të bëjmë me ngjarje të zakonshme.

Ish kryeministri Berisha, që njeh edhe familjen e tij, foli për të ndjerin Martinaj, la të kuptohej se nuk jeton më dhe se ata që e kanë organizuar kanë mbrojtje dhe njohje të pushtetit”.

 

Video