Po kalonte autostradën, makina përplas për vdekje një grua në Mamurras

23 Shtator 2022, 08:13Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pamjet nga vendngjarja

Një aksident me vdekje raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Mamurras-Milot.

Mësohet se një automjet ka përplasur një grua pranë mbikalimit të Patokut duke e lënë të vdekur në vend.

Dyshohet se gruaja po kalonte në anën tjetër të autostradës në momentin që është përplasur.

Drejtuesi i mjetit është larguar menjëherë.

Viktima nuk është identifikuar ende, ndërsa policia e grupi hetimor janë ne vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë.

Video