Dy vëllezër grabisin me armë karburantin në Lezhë, arrestohen skifterat! Pamje vjedhin paratë

23 Shtator 2022, 09:56Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Policia e Lezhës ka arrestuar dy vëllezërit, David Lalaj, 21 vjeç dhe Mark Lalaj, 16 vjeç pasi gjatë mesnatës së 22 shtatorit kanë grabitur shumën ditore të një karburanti.

Mësohet se dy vëllezërit, kanë kërcënuar me kallashnikov punonjësin e karburantit dhe më pas janë larguar me motomjetin e tyre. Polica e Lezhës falë grupeve të koordinuara kanë realizuar me sukses operacionin.

Njoftimi i Policisë:

Gjenden dhe sekuestrohen arma e zjarrit kallashnikov, motoçikleta dhe veshjet, që dyshohet se janë përdorur për të kryer vjedhjen. Sekuestrohet gjithashtu, një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.

Në vijim të punës së pandërprerë për dokumentimin e plotë të ngjarjeve kriminale të ndodhura, si dhe për vendosjen përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të dyshuar, strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me DVP Lezhë, falë një pune hetimore profesionale, si dhe falë veprimeve të shpejta dhe të koodinuara policore, kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Ndjekja”, në kuadër të të cilit është zbardhur në kohë rekord vjedhja në një karburant, janë identifikuar dhe kapur 2 autorët e dyshuar, si dhe janë gjetur dhe sekuestruar sendet e kundërligjshme të përdorura gjatë krimit.

Si rezultat i operacionit policor të koduar “Ndjekja”, u arrestuan në flagrancë shtetasit D. L., 21 vjeç dhe M. L., 16 vjeç, (vëllezër) banues në Shënkoll, Lezhë, për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, të kryera në bashkëpunim.

Video