'Fëmijëve do tu vijë turp për një nënë si ti', profesori reagon ndaj ministres: Do ta vuash gjatë gjithë jetës

23 Shtator 2022, 10:47Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Evis Kushi dhe Ramadan Çipuri

Ministrja e Arsimit Evis Kushi, ka sqaruar mëngjesin e sotëm tre arsyet, sipas saj, që çuan qeverinë në mbylljen e kolegjit “Mehmet Akif” në Tiranë. Edhe pse duket mbyllja vjen pas kërkesave të vazhdueshme të Erdogan për Ramën, ministrja i quan ato spekulime.

Kanë filluar procesin mësimor 2022-2023 në një vendndodhje dhe mjedise të tjera, të pamiratuara nga MAS, pra pa certifikimin ligjor përkatës të standardeve të godinës.

Nuk i kanë plotësuar më tej kriteret ligjore edhe pse nga ana MAS është kryer dy herë verifikimi i tyre. Në kushtet e ushtrimit të veprimtarisë jashtë kritereve përkatëse licenca duhet të revokohet. Këto janë tre arsyet e përmendura nga ministrja Kushi.

Në reagimin publik, asaj i është përgjigjur pedagogu i gazetarisë dhe komunikimit, Ramadan Çipuri. Ai thotë se arsyet e pretenduara për mbylljen janë “paçavure” sepse “Mehmet Akif” ishte një ndër shkollat më të mira në vend.

Znj.Ministre, të gjithë e dimë që këto që shkruan janë paçavure të një njeriu në vështirësi, që i ka mbetur pështyma në fyt e s’e gëlltit dot. Lërini këto broçkulla. Historia do të të kujtojë ty, si firmëtare të asaj shkrese, si faqja e zezë, që mbylli një nga shkollat më të mira në vend, me nxënësit dhe sukseset e të cilëve jeni mburrur të gjithë me radhë.

'Fëmijëve do tu vijë turp për një nënë

Më beso ministreshë, fëmijëve të tu do tu vijë turp që kanë pasur një nënë si ti, pas atij vendimi që firmose. E ke pasur në dorë, ose jo, ai vendim do të të gryejë për brenda, si ai krimbi në dërrasën e kalbur, do ta vuash gjatë gjithë jetës, në të gjallë e në të vdekur. E pështirë në gjithë argumentet që sjell”, shkruan profesori Çipuri.

Video