Inceneratori i Tiranës / GJKKO lë në fuqi masat, ndryshon vetëm për një prej të akuzuarve

11 December 2023, 16:27Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Inceneratori i Tiranës / GJKKO lë në fuqi masat, ndryshon

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masat e sigurisë për 11 personat e dyshuar për çështjen e inceneratorit të Tiranës.

Vetëm për Jetmir Llapajn, anëtar i Qendrës Kombëtare të Biznesit, ka ndryshuar masa e sigurisë nga arrest në burg në arrest shtëpie. Për 5 është konfirmuar masa e sigurisë arrest në burg, kurse 7 të tjerë janë lënë në masë sigurie 'arrest shtëpie', ndërsa 3 persona janë në kërkim.

Masat dhe akuzat:

1- Lefter Koka, ish-ministër i Mjedisit,- 'Arrest me burg'- Akuzohet për 'Shpërdorim detyre', masa iu komunikua në burg

2- Alqi Bllako, ish sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit, - Akuzohet për 'Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë të shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë', masa iu komunikua në burg

3- Mirel Mërtiri, pronari i Albteckenergy - Në kërkim - Akuzohet për 'Mashtrim' e 'Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale'

4- Klodian Zoto, administrator i kompanisë koncensionare, - Në kërkim - Akuzohet për  'Mashtrim'

5- Erjon Murataj, anëtar i Komisioni Prokurimit për Inceneratorin e Tiranës,- Në kërkim -  Akuzohet për 'Shpërdorim detyre'

6- Bledar Karoli, ish-zyrtar i Ministrisë së Energjisë, arrestuar- Akuzohet për 'Shpërdorim detyre'

7- Taulant Tusha drejtor i Infrastrukturës në Bashkinë e Tiranës, i vetëdorëzuar- Akuzohet për 'Shpërdorim detyre'

8- Namik Simixhiu, Ish anëtar i  Komisioni Prokurimit Inceneratorit të Tiranës, arrestuar- Akuzohet për 'Shpërdorim detyre'

Iu është komunikuar masa 'Arrest shtëpie':

9- Pëllumb Abeshi, ish-zyrtari i ministrisë së Mjedisit, i komunikohet masa 'arrest shtëpie',- Akuzohet për 'Shpërdorim detyre'

10- Alba Thoma, ish-Drejtoresha Juridike e Ministrisë së Mjedisit, - Akuzohet për 'Shpërdorim detyre'

11- Valbona Ballgjini, anëtare e Komisionit të dhënies së koncesionit,- Akuzohet për 'Shpërdorim detyre'

12- Sidita Temali, anëtare e komisionit të dhënies së koncesionit, - Akuzohet për 'Shpërdorim detyre'

13- Etleva Kondi, anëtare e komisionit të dhënies së koncesionit, - Akuzohet për 'Shpërdorim detyre'

14- Silena Tola, punonjëse e Qendrës Kombëtare të Biznesit,- Akuzohet për 'Shpërdorim detyre'.

15- Jetmir Llapaj punonjësit e Qendrës Kombëtare të Biznesit, arrestuar- Akuzohet për 'Shpërdorim detyre'


Video