Të gjithë të arrestuarit për inceneratorin e Tiranës mohojnë akuzat, Lefter Koka bën “apologji”: Ju kërkoj ndjesë, jeni këtu për shkakun tim!

11 December 2023, 15:34Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Të gjithë të arrestuarit për inceneratorin e Tiranës
Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka

Të gjithë të akuzuarit për çështjen e inceneratorit të Tiranës kanë mohuar akuzat e ngritura nga SPAK.

Në seancën e GJKKO, shumica prej tyre kanë folur vetë në seancë duke pretenduar se kanë kryer vetëm detyrën dhe kanë zbatuar ligjin. Mes tyre ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit Alqi Bllako, në mbrojtjen e tij ka pretentuar se për blerjen e makinerisë së birrës me vlerë 119.755 disponon fatura.

“E kam blerë personalisht në Çeki. Disponoj fatura që mund t’jua vë në dispozicion. Nuk kam përfituar blerje të tillë nga Klodian Zoto”, tha Bllako.

Për punësimin e Vladimir Bezhanit, Alqi Bllako tha:

 “Është një kontratë e ligjshme me sektorin privat. As me rregullore as me ligj nuk ndalohet. Është një nga tre ekspertët më të mirë në repunlikë sa i përket studimeve për trajtimin e mbetjeve. Paga e personit të punësuar ësjtë e ligjshme, sa kohë është e ligjshme s’ka motiv për të ngritur akuzë”.

Sa i takon komunikimeve të disa prej zyrtarëve me Klodian Zoton apo punonjës të kompanisë së tij, të akuzuarit kanë pretenduar se në rastin e ofertave të pakërkuara duhet të ketë komunikim, bisedime e kontakte mes firmës që ka shfaqur interes dhe kontraktorëve.

Ndërsa Lefter Koka deklaroi se mbi akuza politike, ai është sot në burg, ndërsa të arestuarit e tjerë janë “për shkak të tij”, para drejtësisë.

“Kërkoj ndjesë gjithë stafit nëse janë këtu për shkakun tim. Ata kanë bërë më të mirën që mund të bënin. Akuzat janë ngritur mbi bazç të opinionit politik e mediatik. Jam viktimë e Saliut dhe e partiçkës së vogël. Ndjesë të gjithë juve (personave që janë akuzuar në dosjet ku ai është pjesë)”, tha Koka.


Video