
Një grup minoritarësh grekë, pjesë e organizatës OMONIA, kanë protestuar sot para SPAK duke kërkuar lirimin e Fredi Belerit.
Kjo është protesta e parë masive, e organizuar para ambienteve të SPAK, teksa të pranishmit e kanë akuzuar drejtësinë e re se po bën politikë me çëshjten Beleri.
Skerdilajt Dhuli, në një prononcim për “Top News” tha se kalimi i bashkisë te Beleri, do të thotë “hapje e kutisë së Pandorës”, për kryeministrin Edi Rama.
“Fred Beleri është fitues, është votuar nga banorët e Himarës, si thoni të mos respektojmë vullnetin. Unë kam pasur për 12 vjet kryetar bashkie Jorgo Goron, kam shkuar e kam ndëshkuar me votë, ky është mekanizmi. Ne po diskutojmë për kushte që në çdo shtet do të ishin normale.
Ai që duhet të arrestohet është Jorgo Goro, por prokurorët nuk kanë marrë akoma lejen e Edi Ramës. SPAK me ne po bën politikë dhe jo drejtësi, problemi nuk është Fred Beleri, problemi është bashkia, nëse bashkia lejohet të ndryshojë, hapet kutia e pandorës për Edi Ramën”, deklaroi Dhuli.
Gjykata e Posaçme pritet të japë sot vendimin për t’i miratuar ose jo lejen e Belerit për t’u betuar si kryetar i Bashkisë së Tiranës.
Presioni ndaj gjyqtarëve është i madh, ndërsa në seancë janë të pranishëm deputeti Vangjel Dule dhe ambasadorja greke në Tiranë.