Eksperti i kriminalistikës: Ka pasur një konflikt mes Liridonës dhe Naimit, të afërmit e dinin

11 Dhjetor 2023, 12:10Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Liridona Ademaj dhe Naim Murseli

Eksperti i kriminalistikës Mensut Ademi, beson se mes Liridona Ademajt dhe Naim Murselit ka pasur një konflikt, që sipas tij, rrethi i ngushtë familjar apo miqtë e tyre kanë qenë në dijeni.

Ademi u shpreh se kjo kuptohet edhe nga deklaratat që janë bërë nga babai i Naim Murselit edhe nga vëllai i Liridona Ademajt.

“Nëse analizojmë deklaratat e vëllait të së ndjerës ose babait të Naimit, ka pasur një konflikt. Sipas të gjitha gjasave, shkakun, jo vetëm në këtë rast, shkaku dihet prej rrethit të afërt dhe rrethi i afërt e para është familja, e dyta është rrethi shoqëror.

“Shokë miq dhe familja dinë shumë se cila ka qenë kauza, shkaku, që e ka shtyrë të kryhet kjo vepër penale… Në këtë rast kryerësi dhe viktima kanë lënë gjurmë nëse shohim se ka pasur probleme. Viktima ka lënë gjurmë. Gjurmët janë diku të shkruara, ose në pajisje elektronike, ose në ditar, ose dikujt i ka rrëfyer problematikën që kanë pasur personat në fjalë”, tha ndër të tjera eksperti në një intervistë televizive.

Video