Plagosi me armë fqinjin, ekstradohet nga Britania Ledio Hysa

11 December 2023, 15:46Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Plagosi me armë fqinjin, ekstradohet nga Britania Ledio Hysa
Ledio Hysa gjatë arrestimit në Britani

Ledio Hysa, 29-vjeçari që plagosi me armë fqinjin e tij në vitin 2018 në Belsh, është ekstraduar nga Mbretëria e Bashkuar.

Ai u arrestua këtë vit në Britani, ku fshihej pas krimit, teksa menjëherë nisën procedurat për ekstradimin e tij.

Gjykata e Elbasanin e ka dënuar Hysën me 4 vite e 8 muaj burg. Në vitin 2018, afër liqenit të Seferanit, në Belsh, Elbasan, pas një konflikti për motive të dobëta, Hysa ka plagosur me armë zjarri pistoletë, në këmbë, shtetasin A. K.

Njoftimi i Interpol Tirana:

Ekstradohet nga Mbretëria e Bashkuar drejt Shqipërisë, një shtetas shqiptar i dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim, për plagosjen e një shtetasi, me armë zjarri pistoletë.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Manchester, Britani e Madhe, është ekstraduar nga Britania e Madhe drejt Shqipërisë, shtetasi shqiptar Ledio Hysa, 29 vjeç.  

Këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, në vitin 2019, e ka dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.


Video