Pjesë e "bandës së babagjyshëve", Albert Kupa dërgohet në regjimin “41/bis”

11 December 2023, 15:59Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pjesë e "bandës së babagjyshëve", Albert Kupa
Ilir Kupa

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka urdhëruar vendosjen në regjimin e posaçëm të të dënuarit Albert Kupa (Ilir Kupa), i cili po vuan dënimin për 6 vepra të ndryshme penale në burgun e Peqinit. Pas këtij urdhri, ai do të transferohet në regjimin e posaçëm (41/b).

Manja ka paralajmëruar se në bashkëpunim me SPAK, të tjerë të dënuar do t’i nënshtrohen këtij regjimi.

“Jemi të vendosur për të garantuar rendin dhe sigurinë në të gjitha burgjet e vendit dhe cilido i dënuar thyen rregulloren e burgjeve, apo kryen vepra penale në burg duke cënuar rendin dhe sigurinë në IEVP, do t’i nënshtrohet këtij regjimi sipas ligjit”, ka deklaruar Manja.

Ilir Kupa në vitin 2014-2015, ka qenë i përfshirë në aktivitetin kriminal të grupit të “Babagjyshëve”, pjesëmarrës në disa vjedhje/grabitje, si dhe dhënien e vlerave monetare me përqindje. Gjithashtu, ka qenë person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga shteti grek.


Video