Atentati në Lezhë, një ditë pas vizitës së ministrit të Brendshëm, Policia: Dyshojmë për hakmarrje

19 July 2023, 19:38Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Atentati në Lezhë, një ditë pas vizitës së
Drejtori i Policisë Lezhë, Alfred Elezi

Lezha u trondit sot nga një atentat me armë zjarri që la të vdekur një 42-vjeçar, anëtar i fisit Lekstakaj, në hasmëri me fisin Nikulaj.

Nikolin Marku (Lekstakaj) u ekzekutua me breshëri kallashnikovi sapo doli nga dera e një marketi në Balldre të Lezhës. Ai kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer nga emigracioni.

Ngjarja e rëndë vjen vetëm një ditë pas vizitës së ministrit të ri të Brendshëm në Lezhë, Taulant Balla, i cili i kërkoi bluve të qytetit të mos tolerojnë në luftën ndaj krimit të organizuar.

Edhe sipas drejtorit të Policisë vendore të Lezhës, Alfred Elezi, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për hakmarrje apo gjakmarrje.

“Sot rreth orës 18:30 morëm njoftimin që u bëra Nikolin Marku Lestakaljt. Nga shërbimet e policisë është ngritur grupi hetimor dhe në koordinim plotë plotë me prokurorinë po punohet për rastin dhe identifikimin e autorit. Jemi ende në hetim. Dyshojmë për hakmarrje ose gjakmarrje”, deklaroi ai.


Video