Vrasja e Fatjon Oruçit në Angli, shpallen në kërkim 6 shqiptarë (FOTO+EMRAT)

19 July 2023, 14:07Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vrasja e Fatjon Oruçit në Angli, shpallen në kërkim 6
Fatjon Oruçi

Gjashtë persona janë shpallur në kërkim për vrasjen e Fatjon Oruçit në East Dene të Londrës, shkruajnë mediat e huaja.

Orgest Xhebexhiu, 38 vjeç, Gazmend Shehu, 33 vjeç, Xhelal Kasa, 25 vjeç dhe Korab Shahini, gjithashtu 25 vjeç, janë të gjithë në kërkim në lidhje me vrasjen e Oruçi, 22 vjeç.

Gjithashtu dy burra të tjerë të paidentifikuar besohet se mund të ndihmojnë në hetim, sipas policisë.

1 - Gazmend Shehu

2 - Korab Shahini

3 - Xhelal Kasa

4 - Orgest Xhebexhiu

5 - Burri i panjohur 1

6 - Burrë i panjohur 2

Fation Oruçi nga Kuksi vdiq tragjikisht pasi u sulmua me thikë nga disa persona në një rrugë të qytezës Rotherham, rreth orës 01:20 të mëngjesit të së shtunës, në 1 janar 2022.

Vrasja e Fatjon Oruçit në Angli, shpallen në kërkim 6


Video