Përdornin qendër masazhesh për prostitucion, arrestohet 24-vjeçarja, procedohen 3 vajza në Tiranë

19 July 2023, 10:50Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Përdornin qendër masazhesh për prostitucion, arrestohet
Foto ilustruese

Policia ka goditur një tjetër rast të veprimtarisë së kundërligjshme të prostitucionit në një qendër masazhesh në Tiranë. Në pranga ka rënë një 24 vjeçare ndërsa është shpallur në kërkim pronari. Sipas policisë, nën hetim janë vënë edhe tre vajza të tjera që punonin në qendrën e masazheve.

36 vjeçari administronte qendrën e masazheve në rrugën Bardhyl në kryeqytet në të cilën ishin të punësuara 24 vjeçarja tashmë e arrestuar si edhe tre shtetaset e tjera.

U sekuestruan 51 500 lekë të rinj dhe 150 euro, të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme dhe 3 celularë.


Video