Ekzekutohet në Lezhë anëtari i fisit Lekstakaj, u përfshinë në vrasjen e Ardian Nikulajt

19 July 2023, 19:02Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ekzekutohet në Lezhë anëtari i fisit Lekstakaj, u

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në Balldre të Lezhës.

Mësohet nga informacionet paraprake se viktimë ka mbetur Nikolin Lekstakaj, anëtar i fisit që prej vitesh ka qenë në hasmëri me biznesmenin e ekzekutuar në prill të këtij viti, Ardian Nikulaj.

I riu Nikolin Lekstakaj, djali i Gjergj Lekstakaj është vrarë në derën e një dyqani në aksin që lidh Lezhën me Shkodrën, në Balldre. Ai është qëlluar me breshëri plumbash nga dy persona që ndodheshin në një makinë.

Sipas policisë, vrasja e Nikulajt u porosity dhe u financua nga Edmond Haxhia, një i afërm i familjes Lekstakaj me të cilën Nikulaj ishte në gjakmarrje që prej vitit 1996.

Ekzekutohet në Lezhë anëtari i fisit Lekstakaj, u
Viktima ka mbetur i vdekur në vend nga breshëria e plumbave

Lajmi në përditësim...


Video