Makina përplas gruan teksa po kalonte rrugën në Durrës

19 July 2023, 17:54Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Makina përplas gruan teksa po kalonte rrugën në Durrës
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident automobilistik ka ndodhur disa minuta më parë në qytetin e Durrësit.

Sipas informacioneve paraprake, një grua është përplasur nga një makinë, teksa po kalonte nga njëri krah i rrugës në tjetrin.

Mësohet dërguar në spital për mjekim, ndërsa efektivët e policisë kanë kryer shoqërimin e shoferit.

Hetimet vijojnë për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.


Video