Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak çaste më parë në Tiranë, ku një fëmijë 13-vjeçar është gjetur i pajetë brenda makinës së prindërve të tij.
Sipas policisë, i mituri është gjetur nga familjarët e tij pa shenja jete brenda makinës që ndodhej në garazhin e banesës në Babrru.
Paraprakisht dyshohet se për shkak të temperaturave të larta dhe asfiksisë brenda makinës, 13-vjeçari ka ndërruar jetë.
“Më datë 19.07.2023, në Babrru, është gjetur nga familjarët, brenda automjetit në garazhin e banesës, pa shenja jete, një shtetas i mitur 13 vjeç.
Paraprakisht dyshohet se vdekja është shkaktuar nga asfiksia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, bën me dije policia e Tiranës.
Nuk përjashtohet mundësia që fëmija të jetë asfiksuar nga lëndë kimike që ndodheshin në garazh, pasi ngjitur ndodhet një ofiçinë për rregullimin e automjeteve, në pronësi të babait të tij.