Një 13-vjeçar u gjet i pajetë ditën e sotme në Babrru të Tiranës. Sipas njoftimit të policisë, i mituri u gjet pa shenja jete nga familjarët e tij brenda makinës në garazhin e shtëpisë.
Burime bëjnë me dije se fëmija ka shkuar tek garazhdi pas shëpisë, për të marrë benzinë. Në ketë garazh familajrët e tij kishin një automjet që nuk e ndiznin.
I mituri ka tentuar të ndezë makinën, ku dyshohet se ai ka marrë një bateri makine dhe i ka vënë fishat.
Grupi hetimor nga hetimet paraprake ka ngritur dyshime se fishat nuk janë vënë siç duhet e për këtë shkak kanë bërë masë. I mituri është gjendur nga familjarët disa minuta më vonë, ku ka qenë me pulla të verdha oksidimi.
Dyshimet për vdekjen e 13-vjeçarit janë se mund ti ketë ardhur për shkak të diabetit. Ai ka qenë obez dhe kur mjekët i kanë matur diabetin e ka pasur shumë të lartë.