Prej dy ditësh i zhdukur, i moshuari gjendet i mbytur në Lumin e Devollit

19 July 2023, 18:06Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Prej dy ditësh i zhdukur, i moshuari gjendet i mbytur në Lumin e
Lumi Devoll / Foto ilustruese

Një 75-vjeçar është gjetur i pajetë ditën e sotme në ujërat e lumit Devoll.

Viktima, i identfikuar si shtetasi me inicialet Q.Z ishte denoncuar i humbur dy ditë më parë nga djali i tij shtetasi me inicialet L.Z.

Në trupin e të moshuarit nuk janë gjendur shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e mbytjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 19.07.2023, në fshatin Pishaj, në shtratin e lumit Devoll, është gjetur i pa jetë, shtetasi Q. Z., 75 vjeç, banues në Gramsh, i cili dyshohet se është mbytyr në lumë.

Nga kqyrja paraprake e trupit të 75-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Për këtë shtetas, më datë 17.07.2023, ka bërë kallëzim në Polici, djali i tij shtetasi L. Z., 43 vjeç, ku ka deklaruar se është larguar nga banesa babi i tij dhe nuk është kthyer më.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Video