Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, një i plagosur niset me urgjencë drejt Traumës

12 May 2022, 21:22Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, një i plagosur
Pamje nga aksidenti

Një aksident masiv është regjistruar mbrëmjen e sotme në Rrugën e Kombit, ku tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Ngjarja ka ndodhur pranë urës në fshatin Skuraj.

Si pasojë e kasidentit ka mbetur i plagosur rëndë një person. I plagosuri është dërguar me urgjencë për mjekim të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Në vendngjarje ndodhet policia ku po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Dyshimet e para janë se ky aksident ka ndodhur për shkak të ngushtimit të rrugës, ku po kryhen punime në ndarëset e urave përgjatë këtij segmenti nga firma mirëmbajtëse.


Video