“Humba drogën e mafiozëve, tani më jepni azil”, spanjollët habiten nga kërkesa e shqiptarit

12 May 2022, 18:34Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Humba drogën e mafiozëve, tani më jepni azil”,
“Humba drogën e mafiozëve, tani më jepni azil"

Një shqiptar, trafikant droge që jetonte ilegalisht në Spanjë ka kërkuar azil nga autoritetet vendase.

Argumentimi i tij pse e kërkonte azilin ka habitur autoritetet spanjolle: ai deklaruar se ka frikë se mos vritet nga mafia shqiptare në të cilën ka qenë në të kaluarën anëtar.

Emigranti pretendon se ka marrë kërcënime nga një mafioz shqiptar në Suedi, ndërsa ky i fundit e akuzonte për dëm që shkon në vlerën e 35 mijë eurove, pasi shqiptari nuk ka kryer me sukses dërgimin e lëndëve narkotike në vendet skandinave.

Sipas medieve spanjolle, shqiptari ka frikë të kthehet në Shqipëri.

Megjithatë kërkesa e tij për azil është refuzuar nga autoritetet spanjolle, pasi nuk përmbush kërkesat ligjore.

Magjistratët shpjegojnë se pretendimet e burrit për t'u njohur si refugjat nuk kanë asnjë lidhje me ligjin. Nuk ka "arsye humanitare për të lejuar që shtetasi shqiptar të qëndrojë në Spanjë, (...) arsyet e përmendura kanë të bëjnë me krimin e përbashkët dhe krimin e organizuar," detajon Gjykata Kombëtare.


Video