Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një bombë e pashpërthyer është gjetur ditën e sotme në fshatin Mengël të Elbasanit. Bomba është gjetur pranë shkollës 9-vjeçare të fshatit dhe dyshohet se ka mbetur që nga Lufta e Dytë Botërore.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë. Në vendngjarje pritet të shkojnë dhe forcat xheniere për zhvendosjen e saj.
"Më datë 12.05.2022, ka ardhur njoftim në sallën operative të DVP Elbasan, se në fshatin Mengël, në një përrua, është konstatuar një predhë e vjetër luftarake, e pashpërthyer.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe pritet mbërritja e forcave antieksploziv, për çaktivizimin dhe heqjen e predhës." thuhet në njoftimin e policisë.