Rama kërkoi hetim për Berishën, Arben Kraja: Nuk është problem shqetësues për ne

12 May 2022, 11:12Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama kërkoi hetim për Berishën, Arben Kraja: Nuk është
Kreu i SPAK Arben Kraja

Kreu i SPAK Arben Kraja, është duke raportuar para kolegëve në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për punën e institucionit që ai drejton.

Kraja është pyetur dhe në lidhje me thirrjet e fundit që i janë drejtuar SPAK, për të hetuar zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë të shtetit.

Drejtuesi i SPAK u pyet për deklaratat e politikës në përgjithësi dhe kryeministrit Edi Rama në veçanti për të hetuar Sali Berishën dhe Ilir Metën. Kraja tha se është i ndërgjegjshëm për presionet, por shtoi se prokurorëve u ka thënë që të jenë korrekt me ligjin.

“Të gjithë prokurorët e hetuesit janë të ndërgjegjshëm kë hetojmë, e dimë që do ketë opinione të ndryshme, presione. E rëndësishme për ne të jemi korrekt me ligjin, të vlerësojmë provat. Këto u kam thënë edhe prokurorëve, të vijojnë punët me provat, nuk është problem shqetësues për ne”, është shprehur kreu i SPAK.

 


Video