"Gënjeshtar dhe legen", Gazmend Bardhi sherr me 2 deputetët e PD për vilën 760 mijë euro (Video)

12 May 2022, 11:00Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Gënjeshtar dhe legen", Gazmend Bardhi sherr me 2 deputetët
Në foto: Deputetët e PD, Gazment Bardhi dhe Edmond Spaho

Kuvendi rrëzoi rezolutën për të dënuar genocidin serb në Srebrenicë. Ish-kryeministri Sali Berisha, i cili në nisje të seancës u kërkoi deputetëve që të njohin këtë genocid, u shpreh se ata votuan sipas urdhrit të Aleksandër Vuçiç.

Një situatë kaotike është krijuar në Kuvend, ku duket se deputetët e PD, por edhe disa nga PS janë shfaqur të nxehur. Në sfond shihet deputeti i PD-së, Edmond Spaho dëgjohet teksa thotë: S’ju vjen turp. Ndërkohë, Tritan Shehu nga ana tjetër është ngritur nga vendi i tij, ndërsa diçka ka diskutuar me Gazment Bardhin.

Edmond Spaho i është drejtuar Gazment Bardhit me fjalët: Je shpifës, gënjashtar dhe legen qe thua qe vila 760 mije euro eshte e njerit nga kater deputetet Noka, Shehu, Spaho, Leskaj.

Bardhi-Spahos: Mos më bërtit mua!

 


Video