Negociatat me BE-në dhe Ballkani i Hapur, Rama takohet me Josep Borrell

11 May 2022, 20:46Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Negociatat me BE-në dhe Ballkani i Hapur, Rama takohet me Josep Borrell
Edi Rama dhe Josep Borrel

Kryeministri Edi Rama është takuar me Josep Borrell, shefin e Diplomacisë Europiane dhe Zv/Presidentin e Komisionit Europian.

Rama ndodhet në Bruksel ku do të marrë pjesë në darkën e liderëve të Ballkanit Perëndimor. Pjesë e këtij takimi do të jetë edhe Borrell.

Në fokus të bisedave do të jetë çështja e hapjes së negociatave me BE, por edhe Ballkani i Hapur.

Darka e liderëve të Ballkanit është kthyer në një traditë që prej kohës kur diplomacia europiane drejtohej nga Federica Mogherini.

 

 


Video