Ndërtime në Butrint, Berisha: Rama aksioner në vendin ku do ndërtohen 620 vila

11 May 2022, 13:36Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ndërtime në Butrint,  Berisha: Rama aksioner në vendin ku do
Në foto: Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama

Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili i kërkoi SPAK të nisë hetimet për të pasi është shpallur "non grata" nga SHBA.

Teksa ka folur edhe për çështjen shumë të debatuar për Butrintim, ish-Kryeministri Sali Berisha tha se aty do të ndërtohen 620 vila. Ai akuzoi se Rama është aksioner në këtë projekt.

“Ju keni dëgjuar këto ditë për Butrintin. Është një aferë multidimensionale e paimagjinueshme. Në territorin e gjirit të Manastirit në vend që toka, trualli, territori ti rikthehet kishës dhe manastiri nuk është vetëm institucion kulti por edhe institucion i çmuar kulturor, aty po ndërton resortin turistik miku i Edi Ramës, ku vetë ai mund të jetë aksioner. Duke uzurpuar pronën publike, Kepi i Stillos, laguna e cila është zonë e supermbrojtur, është dhënë për ndërtimin e 620 vilave ku pa asnjë diskutim lan paratë Edi Rama dhe qeveritarët e tij. 620 vila në Kepin e Stillos”, u shpreh Berisha.


Video