Manja: E kemi të drejtë ligjore që të kërkojmë performancën e institucioneve të drejtësisë

11 May 2022, 10:38Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Manja: E kemi të drejtë ligjore që të kërkojmë
Edi Rama dhe Ulsi Manja në konferencë për mediat

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja tha se Partia Socialiste kurrë nuk ka komentuar vendimet e gjykatës edhe kur ato kanë qenë të disktueshme.

Por tha Manja, të kërkosh performancën e institucioneve të drejtësisë, kjo është një e drejtë që ua jep ligji.

‘Nuk kemi ndërhyrë as në drejtësinë e vjetër dhe as tek kjo sot, që jemi sponsorizuesit që të jetë një drejtësi e pavarur në shërbim të qytetarëve. Kush drejton gishtin në drejtimin tonë duhet ta drejtojë nga vetja.

Pavarësinë e gjyqësorit e kë garantuar vetë gjyqësori.

PS, kryeministri, apo çdo përfaqësues i  asnjëherë edhe kur këto vendimmarrje kanë qenë të diskutueshme nuk i ka diskutuar kurrë vendimet e gjykatës.

Vendimet e gjykatës kanë të drejtën ti komentojnë akademikët, jo ne si forcë politike.

Por të kërkosh performancën e institucioneve të drejtësisë, jemi në kushtet tona ligjore. Në këtë pikë kryeministri, por edhe unë si ministër i drejtësisë, po ushtrojmë detyrën që na ka dhënë ligji dhe lidhet me politikat e drejtësisë, që janë përgjegjësi e kësaj mazhorancë.’- tha Manja.

 


Video