"SPAK të hetojë Berishën dhe Metën", Rama: Nuk ma heq dot askush të drejtën për të dhënë qëndrimin tim

11 May 2022, 10:14Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

"SPAK të hetojë Berishën dhe Metën", Rama: Nuk ma

Kryeministri Edi Rama ka nisur konferencën për shtyp në lidhje me sistemin në Drejtësi.

Sipas Ramës është e nevojshme që SPAK të hetojë të gjithë politikanët, gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar.

“Qëndrimi im në Asamblenë Kombëtare të PS-së lidhur me nevojën që SPAK-u të hetojë në mënyrë gjithëpërfshirëse korrupsionin e politikanëve dhe gjykatësve e prokurorëve të korruptuar të cilët si të tillë janë përjashtuar nga procesi i vettingut.

Disa e kanë quajtur këtë presion mbi drejtësinë, disa frikë nga humbja e pushtetit, ndërsa të tjerë e kanë komentuar si përpjekje për të fshehur dështimet e qeverisë apo orvatje të kota.

Pavarësisht interpretimeve për mua më e rëndësishmja është që ky diskutim të bëhet sepse SPAK-u së shpejti mbush 3 vjet, vettingu dhe pak javë mbush 5 vjet dhe për pak vite pritja e popullit shqiptar për një drejtësi të drejtë dhe të barabartë mbush 35 vjet.

Prandaj si dikush që për shkak të detyrës e ka udhëhequr politikisht, moralisht dhe vendosmërisht reformën në drejtësi në emër të forcës politike që i ka dhënë kësaj reforme të gjithë fuqinë e mbështetjes së vetë, morale, politike, profesionale që nga pikënisja e deri sot, por edhe si njeriu që është sulmuar më fortë për këtë reformë jo vetëm nga kundërshtarët e saj të betuar, por edhe mbështetësit e saj që janë krejt të palumtur sot dhe me të drejtë sipas meje, për shkak të mosgjithanshmërisë së spektrit të hetimeve të deritanishme, unë besoj që të drejtën në këtë moment që në një farë mënyre mbyll një cikël dhe hap një cikël në aspektin kohor, të drejtën që ta ndaj me opinionin publik qëndrimin tim për punën e drejtësisë së re nuk ma heq dot askush”, deklaroi Rama.

 


Video