Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja kanë paralajmëruar një konferencë për mediat ditën e nesërme.
Me anë të një njoftimi për mediat, bëhet me dije se konferenca do të mbahet në orën 10:00. Ende nuk dihet se cili është qëllimi i kësaj konference, apo se çfarë do të jetë tema që do të ndahet me mediat.
“Nesër në 10.00 Kryetari Edi Rama do të zhvillojë një konferencë për mediat, së bashku me Ministrin Ulsi Manja, nga selia e PS”, thuhet në njoftim.
Për këtë konferencë, Manja do të lërë edhe një seancë dëgjimore në orën 10:00 në Komisionin e Ligjeve për kompetencat e Prokurorit të Përgjithshëm.