Investimet në rrugën e Rinasit? Deputetja e PD-socialistëve: Më mirë i thoni Zamirit sesa Ramës

10 May 2022, 15:35Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Investimet në rrugën e Rinasit? Deputetja e PD-socialistëve:
Greta Bardeli Gjoni, deputete e PD-së për Qarkun Shkodër

Nëse doni investime në rrugë, më mirë i thoni Samir Manes sesa kryeministrit Edi Rama. Kështu është shprehur deputetja demokrate Greta Bardeli Gjoni nga foltorja e Kuvendit.

Ajo ka deklaruar se veriu i vendit është totalisht i braktisur nga financimet për zgjerimet e rrugëve, teksa sipas saj, tunelet dhe pistat e helikopterëve shkojnë në dyert e vilave, elitës së korruptuar dhe kriminale.

Pjesë nga deklarata:

Bllokimi për 5 dite i rrugës drejt aeroportit na konfirmoj ne fakt dështimin e turpshëm te qeverisë me investimet e çoroditura dhe klienteliste në infrastrukturën rrugore në vend.

Shkodra dhe Veriu i vendit është totalisht i braktisur nga financimet për zgjerimin e rrugëve, në një kohe kur tunelet dhe pistat e helikopterëve ju shkojnë në dyert e vilave në bregdet, elitës së korruptuar dhe kriminale.

E kam shprehur dhe më parë nga Miloti në Shkodër rruga prej 20 vitesh nuk ka asnjë investim për t’u zgjeruar. Është kthyer në aksin më të pasigurt dhe të frikshëm, burim i përhershëm aksidentesh me humbje jetësh.

Meqenëse me duhet të udhëtoj shpesh, së fundi mu desh të shihja nga afër për fat të keq dhe me dhimbje dy turistët polakë të vdekur mes rrugës Lezhë Shkodër nga një aksident fatal.

Ngushëllime familjeve të tyre.

Më tej, asnjë hap nga qeveria për investimin e projektit Thumanë - Kashar, rreth 20 kilometra autostradë, që do lidhej me pjesën tjetër Thumanë - Laç. Financimi ka shkuar në drejtim të paditur, ndërsa rruga aktuale është në gjendje për të ardhur keq.

Veriun e keni katandisur në dy rrugica për të hyrë dhe dalë nga qendra e vendit.

E kanë mirë socialistët e Shkodrës që thonë, po deshët investime në rrugë më mirë i thoni Zamirit sesa Ramës!


Video