Ibsen Elezi: Albana Vokshi dhe Edi Paloka hajdutë votash

10 May 2022, 09:31Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ibsen Elezi: Albana Vokshi dhe Edi Paloka hajdutë votash
Kandidati për kreun e PD, Ibsen Elezi

Kandidati për kreun e PD, Ibsen Elezi është kundërshtari i vetëm që do të përballet me Sali Berishën më 22 maj. Në një emision televiziv, Elezi ka hedhur akuza të forta ndaj Albana Vokshit dhe Edi Palokës duke thënë se kanë vjedhur vota brenda partisë.

 “Albana Vokshi, Edi Paloka këta janë të deklaruar që kanë vjedhur vota. Brenda PD, se andej nuk i lë Edi Rama të vjedhin. Ne e kemi deklaruar vjet edhe më parë se zgjedhjet për Bashën u manipuluan procesverbalet. Nxori edhe kur ishte kandidate Edith Harxhi. Ne akuzuam të gjithë kupolën për aktin e manipulimit të proces. Edi Paloka doli me burrninë e vet që tha kam manipuluar. Dhe u kanë thënë edhe të tjerëve të manipulojnë”, u shpreh ai.

Pikën e  thyerjes me Sali Berishën, Elezi tregon se është e hershme, kur ish-kryeministri vendosi t’ja besojë partinë Lulzim Bashës në një proces të diskutueshëm.

“Pika e thyerjes me Berishën ka qenë kur theu statutin dhe atëherë ishte vendim personal i Olldashit që të mos e shtynte debatin. Unë i kam thënë zotit Olldashi që duhet të kërkosh mbledhjen e kuvendit. Basha u duk qartë që në organizimin e parë të partisë po e shkatërronte PD. Unë kam qenë ndër të parët që kamë ngritur zërin”, u shpreh Elezi.


Video