
Grupit parlamentar i PD-së në mbledhjen e sotme nuk ka marrë një vendim mbi draftin për zgjedhjen e Presidentit.
Pas përfundimit të mbledhjes, kreu i grupit, Enkelejd Alibeaj deklaroi se drafti nuk është final, dhe nuk do të dorëzohet në mbledhjen e nesërmes, ku sipas tij, nesër nuk do të ketë negociata me mazhorancën. Alibeaj ju ka lënë afat edhe deputetëve që nuk kanë qenë pjesë e mbledhjes që të japin mendimin e tyre.
Në lidhje me kushtet që duhet të plotësojë Presidenti i ri, Alibeaj tha se kushti i panegociueshëm është që kreu i shteti të jetë antikomunist, ndërsa kushte të tjera përmendi dhe dekriminalizimin apo të qenit i pakorruptueshëm.
"Ajo që unë kam thënë, që kjo mazhorancë nuk ka legjitimitetin për të vendosur për presidentit, 3 deputet Non Grata, 2 të tjerë pas hekurave, raporti i OSBE ODIHR, dhe raportin e fundit të DASH që goditet atë që është legjitimiteti i zgjedhjeve, ne si opozitë e kemi thënë këtë gjë, në raste si kjo duhet të marrin pjesë si detyrim moral e politik për të përfaqësuar së paku gjysmën e shqiptarëve. Së dyti, të gjithë deputetët ranë dakord për pak gjëra, por shumë të rëndësishme, e para që të marrin pjesë në proces, për të hequr çdo lloj gjurme të hidhur të së shkuarës që i shmangeshin sfidat elektorale, për të cilat jemi bërë pishman, është e qartë për secilin nga ne për shkak të 2008, ndryshimeve të 2008, që në raundin e 4 dhe 5 dihet që presidenti zgjidhet me 71 vota, jo vetëm ato që ishin online, por edhe fizikisht, ka një kusht të panegociueshëm, që Presidenti i Republikës i Shqipërisë që do duhet të zgjidhet do duhet të jetë një anti komunist, ky vend, pas 30 vitesh, kjo është çështja që ka turbulluar shumë mendje, "jo të shitur te Rama", "jo të blerë", anti komunist, jo ai vetëm, por gjithë familja e tij, se kjo parti beson në vlerat e ngritjes.
Opozita ka legjitimitetin e saj për të marrë pjesë në proces për të propozuar një figurë që mos ketë lidhje me sistemin e diktaturës, madje të ketë treguar që ka ditur ti qëndrojë fort. Kriteret e tjera janë dekriminalizimi, integriteti, të qenit i pakorruptueshëm dhe i pa të mos joshet nga pushteti. Për këto kritere flasim ne.
Grupi, deputetët menduan dhe unë jam bashkë me ta që duke më atribuuar të drejtën për ta çuar para këtë proces, duke mos e konsideruar final këtë draft, ai mund të pasurohet duke i ofruar kolegëve të tjerë që nuk e patën mundësinë të vinin dhe me aleatët që do të thotë një proces konsultimi sa më i gjerë që do të finalizojë qëndrimin final tonin.
Në mbledhjen e nesërme nuk do e dorëzojmë draftin. Nesër nuk është për negociata, s’ka për të pasur. Nesër është konferenca e kryetarëve. Nesër ka vetëm konferencë kryetarësh. Nesër shkoj në konferencën e kryetareve së bashku me anëtarët, Gjakmarkaj, Duma, Mediu dhe Doda dhe zonja Tabaku që për momentin nuk ndodhet këtu.Negociata do ketë nga aleatët, kanë të drejtë t’i pyesim dhe t’i marrim mendim.
Ky draft do u kalohet edhe deputetëve që nuk ishin të pranishëm fizikisht që të japin idenë e tyre. Biem dakord që duhet të marrim pjesë në proces. Do u jepet të gjithëve drafti që të formalizohet qëndrimi përfundimtar. 22 deputetë janë ata të cilët që sot përbëjnë atë që quhet kuorum.
Do të vazhdojë që ky draft t’u jepet të gjithë deputetëve që ata të mbajnë qëndrimin e tyre të qartë. Nuk kemi dëshirë për të imponuar. Ne kemi edhe dëshirën edhe zemërgjersinë për sugjerime konstruktive, Jam i autorizuar të them një gjë që është e pacedueshme. Anti-komunist! Kam njohur shumë që kanë vuajtur dhe kanë mbajtur qëndrime të forta. Që i bëjnë nder këtij vendi. Do ishte respekti maksimal ndaj të shkuarës dhe një reagim ndaj mungesës së kujtesës dhe pendesës. Megjithatë duke qenë se jam vetëm një prej deputetëve të grupit parlamentar e kam maturinë për të mos artikuluar se sa të jemi më tepër për një proces.
Nëse do ketë zemërgjerësi nga pala tjetër për të pranuar një njeri të tillë do vijë koha të bëjmë edhe propozimet tona. Sot askush në grupi parlamentar nuk është i fokusuar në çështjen e emrave. Këto kritere që kemi ne janë vlerat ku bazohet Partia Demokratike. Ne fillimisht u flasim njerëzve. Një nga kriteret e propozuar në draft është që presidenti të mos jetë pjesë e jetës politike aktive tani. Sepse nuk do ishte gjë tjetër veçse t’i jepje kundërshtarit mundësinë të zgjedhë një figurë të veten. Dua ta sqaroj që me 22 deputetë që ishin prezent plotësohet kuorumi”, u shpreh Alibeaj.
I pyetur për mendimin e Lulzim Bashës lidhur me draftin për presidentin, Alibeaj tha se kanë folur bashkë dhe ia ka dhënë mendimin e tij.
“Nëse e keni vënë re që nga 25 marsi s’ka marrë pjesë në mbledhjet në këtë seli. Ka vlerësuar që opinionin e tij të ma jap mua dhe mos ta bëjë publik.”, u shpreh